• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ethet e Nilit mbërrijnë në Korçë, 72-vjeçari dyshohet se u pickua nga mushkonja, ja simptomat që paraqiti

by A R
25/08/2026 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari nga Korça, Llazi Saro, ka dhënë detaje mbi rastin e parë të konfirmuar këtë vit në Shqipëri me virusin e Nilit Perëndimor. Bëhet fjalë për një 72-vjeçar nga Korça, i cili u paraqit rreth datës 1 gusht në Spitalin Rajonal të Korçës me simptoma të ngjashme me ethet e Nilit. Pas dyshimeve fillestare, pacienti u shtrua në pavijonin e Infektivit dhe u morën masat e nevojshme të izolimit. Mostrat e analizave të kryera në Spitalin Rajonal të Korçës u dërguan për verifikim pranë strukturave shëndetësore dhe më pas në Institutin e Shëndetit Publik, ku rezultati doli pozitiv për virusin e Nilit Perëndimor.

“Bëhet fjalë për një 72 vjeçar i cili është paraqitur rreth datës 1 gusht pranë Spitalit Rajonal të Korçës me simptoma të ngjashme me ato të etheve të Nilit dhe menjëherë është bërë shtrimi i tij në pavionin e infektivi në spitalin rajonal të Korçës. Janë marrë të gjitha masat për karantinimin e tij edhe pse dyshohej fillimisht vetëm ishte një dyshim paraprak dhe më pas janë kryer të gjitha analizat e nevojshme”, tha gazetari.

Sipas Saros, familjarët dhe kontaktet e afërta të pacientit kanë rezultuar negativë, çka deri tani tregon se bëhet fjalë për një rast të izoluar dhe jo për një përhapje masive të virusit. Gazetari informon se pacienti vijon të qëndrojë i izoluar në pavijonin e Infektivit, ndërsa autoritetet shëndetësore kanë marrë masa për monitorimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme. Ndërkohë, pritet që një grup i posaçëm nga Instituti i Shëndetit Publik të kryejë dezinfektimin e territorit dhe të hetojë zonën ku dyshohet se 72-vjeçari është pickuar nga mushkonja, për të identifikuar edhe praninë e mundshme të mushkonjave që transmetojnë virusin.

Sa i përket gjendjes shëndetësore, gazetari bën me dije se 72-vjeçari është në gjendje të mirë dhe të qëndrueshme. Simptomat e ditëve të para, mes tyre dhimbja e kokës, dhimbjet e muskujve, temperatura, ethet dhe diarreja, tashmë janë tejkaluar.

“Mund të themi se gjendja e pacientit tashmë është e mirë. I ka kaluar të gjitha simptomat e paraqitura ditët e para që kishin të bënin me dhimbje koke, dhimbje muskujsh, temperaturë, ethe dhe diarre. Tashmë është në gjendje të përmirësuar. Pavarësisht se nga specialistët dhe epidemiologët bëhet me dije se kjo grupmoshë, pra grupmosha, mosha e tretë është më e rrezikuara edhe për shkak të sëmundjeve bashkëshoqëruese apo rënies së imunitetit, por për fat të mirë gjendja e 72 vjeçarit është e mirë, është e qëndrueshme teksa po qëndron në repartin e infektivit për të respektuar periudhën karantinore”, sqaroi gazetari.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës në Korçë, ndërsa masat e dezinfektimit dhe kontrollit të mushkonjave synojnë të parandalojnë shfaqjen e rasteve të tjera.

Next Post
Greqia zhvendos raketat Patriot në Kretë pas kërcënimeve iraniane

Greqia zhvendos raketat Patriot në Kretë pas kërcënimeve iraniane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com