• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ethet e klikimeve që po varrosin televizionin

by Lutfi Dervishi
17/01/2023 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Për t’i shpëtuar plakjes, televizioni duket se ka nisur të germojë ku të mundë për të gjeneruar burime të reja energjie që mund të rindezin llampën e interesit. E këtë jo domosdoshmërisht e bën në emër të vlerave por mjafton që të arkëtojë të ardhura. E rëndë të thuhet por në këtë mekanizëm s’ka më vijë të kuqe, madje as duke përdorur plehra për të prodhuar elektricitetin e nevojshëm të mbijetesës.

Në të shumtën e rasteve kjo është më e preferuara pasi ka kosto më të ulët televizive dhe rezultati i përftuar është një lloj energjie bërthamore që përpos anës pozitive mbart edhe atë shkatërruese.

Pra, mund të prodhosh vlera dhe të përçosh kulturë, por mund të prodhosh edhe antilvera e të përçosh banalitet.
Një program i mirë mund të shkaktojë ndjenjën e të qenit i qetë, i lumtur, i gëzuar, sikundër mund të prodhojë apati, mund të zgjojë instiktet e dhunës ose thjesht të bjerrësh kohën me të.

Nga një program i mirë mund të dalin talente, sikundër nga një program i keq mund të dalin “VIP”-a.

 

 

Nuk është nevoja të shtroj pyetjen se çfarë ndjesie ju përshkron nëse ju shikoni ose dëgjoni për Anjeza Shahinin, Kamela Islamajn, Rona Nishliun, Teuta Kurtin, Flaka Krelanin, Elvana Gjatën, Rosela Gjylbergun, Kejsi Tolën, Vesa Lumën, etj…

Me shumë gjasë keni një ndjesi të mirë, e kjo jo vetëm për hir të nostalgjisë së kultivuar prej brezash, por edhe sepse i ndjeni ende këta personazhe “krijesa” të televizionit të mire për atë çka i kanë dhuruar skenës.
Dikur, para dy dekadash ishin të rinj që plot ideale për të nesërmen artistike konkurroni me këngë live për të dalë të parët dhe për të mbretëruar në skenat e një Shqipërie të varfër që mëtonte për të kapërcyer shkallët e tranzicionit, e sigurisht edhe atë kulturor.

E njëjta ndjesi e mirë, duke shtuar edhe respektin që e imponon kopetenca profesionale, besoj se e ndjeni kur dëgjoni për Adi Krastën, Pali Kuken, Alfred Kaçinarin, Shpëtim Saraçin, Zhani Cikon, Zerina Kuken, Elton Dedën, Kristi Popën?
Kjo bashkësi vlerash e profesionistëve të “vjetër” përputhej me grupin e të rinjve që konkurronin me këngë live në programin: “Ethet e së Premtes mbrëma dhe Krasta show”. Ky program u realizua vetëm në katër vite në katër televizione. (Telesport në bashkëpunim me RTSH, Vizion + dhe Top Channel.)
“Ethet”, përmes profesionistëve të dorës së parë dhanë një leksion për kohën: Rinovuan skenën e këngës, bënë një garë të hapur e të ndershme për këdo që mendonte se dinte të këndonte, prodhuan talente që i rezistuan kohës dhe përfaqësuan denjësisht vendin në Eurovizion.

Por më shumë se për fillimin e viteve 2000, leksionet e “Etheve” vlejnë për kohën e youtube, Instagramit dhe TikTok-ut që po njohin veç gjuhën e klikimeve.

Leksioni i madh i “Etheve”, në kushtet e zhvillimit të teknologjisë dhe etheve të rrjeteve sociale, është se nuk ka pse të ketë kontradiktë mes një programi shumë popullor dhe një programi cilësor. Për ata që e kanë harruar dhe brezin që nuk ka patur mundësi ta shohë këtë spektakël duhet kujtuar se në qytetet ku shkonin Ethet, mbyllej çdo aktivitet për të shijuar spektaklin.
Leksioni aktual është se ndonëse fituesit e garës së “Etheve” nuk shpërbleheshin financiarisht me asnjë qindarkë, u bënë njerëz jo vetëm të famshëm, por artistë të vërtetë dhe përçues të vlerave në shoqërinë shqiptare që me vitet akoma edhe më të vyer u bënë.

Leksioni i çmueshëm i “Etheve” të para 20 viteve është se Shqipërisë nuk i mungojnë talentet, por për t’i zbuluar ata duhen jo vetëm profesionistë të mirë, por edhe shumë mund. Për të fituar artistët e përmendur më lart janë situr me seriozitet dhe profesionalizëm afro 10 mijë konkurrentë, e ndërsa sot dembelizmi mediatik ka kultivuar gradualisht një audience që adhuron shthurjen. (E kjo natyrisht ka nevojë për studime të thelluara sociologjike)

Leksioni që vlen për çdo kohë i “Etheve” është se kur punën e marrin në dorë profesionistët, meritokracia dhe suksesi është i garantuar. Ata që mbajnë mend këtë program, kujtojnë se vendimet merreshin me transparancë të plotë dhe në sinkron me ndjesinë që kishte publiku. Vetë karriera e atyre që mundën të trimfojnë, është vërtetim për integritetin profesional
Ai produkt televiziv mbetet leksion për këtë kohë të çartur klikimesh duke na kujtuar se si mund të bësh program popullor, pa kaluar në banalitet.

Ai produkt televiziv mbetet leksion për ekranet e shumta që kemi sot të cilat teorinë e evolucionit e kanë kuptuar anasjelltas, jo nga kafsha tek njeriu por nga njeriu tek kafsha. Pra, jo Teoria e Darvinit, por teoria e “Ujkut të Cërrikut”.

E vërtetë që ekrani përpos informimit duhet të argëtojë por ama këtë mund ta bëjë paralelisht me prodhimin e vlerave për shoqërinë. Vlera që në rastin konkret përfaqësuan denjësisht Shqipërinë. Anjeza Shahini, Luis Ejlli, Rona Nishliu, Kejsi Tola dolën nga dyert e “Etheve” dhe përfaqësuan vendin në Eurovizion.

Leksioni universal nga “Ethet” është se dalja e yjeve të rinj nuk errësoi yjet me të cilët ishte mësuar publiku pasi qielli i këngës vetëm sa u pasurua.

“Ethet” janë pasuar edhe nga programe të tjera mjaft popullore me këngë, pa rënë në banalitet dhe pa bjerrur në cilësi si produksionet e Pandi dhe Bledi Laços.

Një justfikim që dëgjon rëndom për produktet banale që ndesh sot në ekran është justifikimi kështu “e do ky milet”. Ky justifikim vulgar të kujtojmë thënien e famshme të Henry Ford, prodhuesit të automobilave. “Po të pyesja njerëzit se çfarë donin ata, me siguri do të më kërkonin kuaj më të shpejtë”.

Next Post
Ishte në kërkim nga policia, arrestohet në kufi reperi i njohur shqiptar

Ishte në kërkim nga policia, arrestohet në kufi reperi i njohur shqiptar

Comments 1

  1. ppa says:
    4 years ago

    Shkrimi sidoqe nga pikepamja gazetareske ka gjetje interesante, ne thelb eshte i pavlefshem; jane marre disa shembuj nga bota apo njerezit e spektaklit, por kur kujton “gjedhen” ku kullot ky analist, madje frymen toksike qe percjell vete kjo figure gazetareske, nuk te mbetet vec t’i qash hallin jo spektakleve artistike por studiove politike te mbremjeve ku kullosin yjet e gazetarise dhe analizes tone.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kolumbia e solli në pranga, GJKKO lë në burg “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakull! Ja me sa është dënuar

Kolumbia e solli në pranga, GJKKO lë në burg “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakull! Ja me sa është dënuar

August 8, 2026
UEFA akuzon Infantinon se e detyroi të dëmshpërblente të dashurën e tij, kreu i FIFA-s e punësoi dhe i rriti rrogën

UEFA akuzon Infantinon se e detyroi të dëmshpërblente të dashurën e tij, kreu i FIFA-s e punësoi dhe i rriti rrogën

August 8, 2026
Kriza që ka futur në depresion BE-në! “Lufta” Sanchez-Meloni për Ceutën, Spanja vendos kontrolle kufitare edhe për fluturimet e anijet nga Italia

Kriza që ka futur në depresion BE-në! “Lufta” Sanchez-Meloni për Ceutën, Spanja vendos kontrolle kufitare edhe për fluturimet e anijet nga Italia

August 8, 2026
“Krimbi djall” që jeton 1.3 kilometra nën Tokë dhe ndryshon gjithçka që dinim për jetën: Njerëzit nuk e sundojnë botën! Është si “Harry Potter”

“Krimbi djall” që jeton 1.3 kilometra nën Tokë dhe ndryshon gjithçka që dinim për jetën: Njerëzit nuk e sundojnë botën! Është si “Harry Potter”

August 8, 2026
Zbulohet se çfarë përmban marrëveshja Turqi-Arabia Saudite-Pakistan, e nënshkruar nga tri vendet

Zbulohet se çfarë përmban marrëveshja Turqi-Arabia Saudite-Pakistan, e nënshkruar nga tri vendet

August 8, 2026
Eric Wendt një hap larg emërimit si ambasador i ri i SHBA në Shqipëri, çfarë pritet të ndodhë më 4 qershor?

Emërimi i Eric Wendt në Shqipëri, Ambasada e SHBA tregon tre prioritetet: Do mbështesë vizionin e Trump për një NATO më të fortë, siguri dhe…!

August 8, 2026
Vdekja në aksident e nënës dhe djalit, zi në familjen shqiptare në Greqi! Çfarë zbuluan ekspertët nga dinamika e përplasjes fatale: Tre faktorët… (VIDEO)

Vdekja në aksident e nënës dhe djalit, zi në familjen shqiptare në Greqi! Çfarë zbuluan ekspertët nga dinamika e përplasjes fatale: Tre faktorët… (VIDEO)

August 8, 2026
Shqipëria dhe bregdeti mbeten të preferuara të trevave e diasporës edhe gjatë muajit gusht, fluks i lartë mjetesh në Morinë! Po punohet…

Shqipëria dhe bregdeti mbeten të preferuara të trevave e diasporës edhe gjatë muajit gusht, fluks i lartë mjetesh në Morinë! Po punohet…

August 8, 2026
Moti për sot me kthjellime, ja sa do shënojë termometri

GRAFIKU/ I nxehti përvëlues, sot tregoni kujdes me daljet! Do jetë dita më e nxehtë, temperaturat mbi 40 gradë Celcius! Tirana…

August 8, 2026
Defekti në sistemin e kondicionimit shkrumbon në Lushnjë furgonin që transportonte zogj fushe nga Maqedonia e Veriut! Shoferi…

Defekti në sistemin e kondicionimit shkrumbon në Lushnjë furgonin që transportonte zogj fushe nga Maqedonia e Veriut! Shoferi…

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com