• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Et’hem Ruka: A ia vlejti djersa e një milion aksionistëve?

by A R
22/06/2022 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Et’hem Ruka

Koha e aksioneve ka perënduar. A ja vlejti djersa e një milionë aksionistëve? Po e atyre që humbën jetën? Është harruar Shkurte Vata, që humbi jetën në sektorin e Dushkut të hekurudhës Rrogozhinë-Fier. As fotografi nuk pati Shkurta. Aparati fotografik ende nuk kishte mbritur në familjen e saj në Pecaj të Dukagjinit. Janë harruar 21 dëshmorët që ranë aksidentalisht në ndërtimin e hekurudhave, janë harruar emrat e Mrikës dhe Martës nga Tarazhi që u vranë nga hijet e zeza për të trembur çikat e malësisë për të mos marrë pjesë në aksione, ashtu si janë harruar edhe emrat e 63 të përndjekurve që humbën jetën në bonifikimin e kënetës së Maliqit.

Çfarë mendojmë aksionistët e dikurshëm kur shikojmë hekurudha të braktisura dhe ca trena të lodhur që ngjajnë si dinosaur të plagosur? Koha, kur gjysma e transporit tokësore realizohej përmes 420 km hekurudhë, ka mbetur një histori e largët.

Çfarë mendojnë aksionistët e djeshëm kur kalojnë në Jonufër e Lukovë dhe nuk shikojnë asnjë gjurmë të brezareve plotë me agrume? Endërrat dhe djersa e tyre u groposën poshtë themelve të betonta të vilave e hoteleve që po ndërtohen.

Çfarë mendojnë aksionistët për rrënimin e Kombinatit Metalurgjikut të Elbasanit, për shkatërrimin e Kombinatit të Tekstileve në Tiranë e atë të Sheqerit në Maliq? Ndoshta teknologjitë nuk qenë moderne, por teknologjitë ndryshojnë e përmirësohen.

E megjithatë,diçka mbeti. Mbeti “Rruga e Rinisë” që lidh Kuksin me Peshkopinë, mbeti traseja e rrugës së Malësisë së Madhe, mbetën fushat e liruara nga këneta e Tërbufit dhe Maliqit, mbetën hidrocentralet me emrat e dikurshëm “Lenin” dhe “Karl Marks”, mbetën shtyllat e ngritura në krahë përgjatë shpateve të maleve për elektrifikimin e vendit mbetën edhe trasetë e hekurudhave të djeshme.

Nuk ishte vetëm punë për rindërtimin dhe zhvillimin e vendit, por ishte edhe edukim emancipim dhe dashuri për vendin. Për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës punuan 30 000 të rinj, nga të cilët gjysma ishin anafabet. Pasditja kthehej në shkollë për të luftuara analfabetizmin. Kjo “shkollë” u dha mundësinë 90% të vullnetarëve analfabetë t’i shkruanin për herë të parë një letër familjes së tyre.

Aksionet, thyen konservatorizmin e familjes shqiptare të fshatit për vajzat, të cilat njihnin vetëm fshatin e lindjes dhe atë ku do të martoheshin. Unë kam patur rastim që qysh në moshën 19 vjeçare, një vit pasi kisha mbaruar shkollën e mesme, të bridhja fshatrave të Tepelenës për të bindur djemtë dhe vajzat për të marrë pjesë në aksione. Nuk i kam gjërat me të dëgjuar por si përvoja personale.

Ishte koha e një konservatorizimi të tejskajshëm. Kam parë prindër që i fshihnin vajzat, i largonin për gjithe natën nga fshati tyre, i fejonin e martonin para kohe, ose vet prindi shoqëronte vajzën e vet gjatë gjithë kohës së aksionit. Asnjëherë nuk është detyruar askush ta dërgonte vajzën në aksion me forcë siç pretendohet nga disa që krahasojnë aksionet e atëhershme me punën e papaguar të skllevërve për ndërtimin e piramidave të Egjiptit. Po, patjetër që bëhej punë bindëse shtëpi më shtëpi, biseda me gjyshërit, prindëri dhe të afërtit e të rinjve e veçanërisht të vajzave.

Ishte kohë mashkullore, ku femra paragjykohej si e përdalë nëse i bashkohej një brigade aksionistësh. Por ja që vajzat kur ktheheshin nga aksionet ishin krejt ndryshe. Ishin lodhur, por mendja e tyre ishte hapur. Vajzat e jugut ishin njohur me çikat e malësisë dhe kjo nuk ishte pak për një kohë që sot nuk imagjinohet.

Unë kam qenë tre herë në aksione për ndërtimin e hekurudhave. Herën e parë, bashkë me të rinj e të reja të Tepelenës, punuam në sektorin e Dushkut në Lushnje për ndërtimine hekurudhës Rrogozhinë-Fier që filloi në vitin 1967 dhe përfundoi në vitin 1968.

Herën e dytë si pedagog bashkë me studedentë e Fakultetit të Shkencave të Natyrës për ndërtimin e urës së Bushtricës së hekurudhës Librazhd-Përrenjas që filloi në vitin 1972 dhe mbaroi në vitin 1974 dhe për herë të tretë në sektorin e Buqezqës së Pogradecit për ndërtimine hekurudhës Përrenjas-Guri i Kuq që filloi në vitin 1975 dhe mbaroi në vitin 1979.

Bashkë me studentët kemi punuar për ndërtimine taracave të ullinjve në kodrat e Vorës, për korrjen e misrit në Adriatik të Kurbinit, për hapjen e themeleve në kombinatin metalurgjik të Elbasanit, e në shumë aksione të tjera. Sa herë kaloj në këto vende ndjej mall dhe sjell ndërmend detaje që kanë mbetur të paprekuara qysh prej atyre viteve të largëta.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës ishte model në organizimin e aksoneve. Rregulli, disiplina dhe motivimi ishin në shkallën më të lartë. Pedagogë e studentë, punonin, ushqeheshin e argëtoheshin së bashku.

Në disa pjesë të trasesë së hekurudhës duhej gërmuar për të hequr masën e dheut e gurëve e në pjesë të tjera ajo duhej mbushur me gurë e dhe. Makineritë mungonin dhe krahu mbetej i vetmi mjet ndërtimi. Djem dhe vajza gërmonin, mbushnin karrocat me dhe dhe trasportonin atë deri te traseja. Dheu duhej shtypur me tokmak deri sa goditja e fundit të mos linte më gjurmë.

Tokmaku ishte një cop trung cilindrik rreth 30 cm i gjatë me dy bishta. Për të ngjeshur dheun duheshin bërë të paktën 15-20 goditje në të njëjtin vend. Nëse tekniku verente që tokmaku linte gjurmë mbi trasenë e sapo formuar, nuk e merrte punën në dorëzim deri sa tabani i tokës të kishte marrë fortësinë e duhur. Ditë pas ditë gjatësisa e trasesë rritej dhe ne vet habiteshim për punën e bërë.

Jeta në aksion nuk ishte e lehtë. Nuk ishte e lehtë të kaloje menjëherë nga auditoret e universitetit në punë krahu, nga jeta e lirë në një jetë të organizuar. Regjimi ditor ishte i rreptë. Gjithçka ishte e planifikuar koha e zgjimit, ushqimit, punës dhe e pushimit. Ditët e para të punës ishte shumë e lodhëshme.

Të gjithë ankoheshin për dhimbje muskujsh, ndërsa duart mbusheshin me fllucka deri sa formoheshin kallot. Nga lodhja dhe djersitja të gjithë kishin etje. Dy djem shkonin vazhdimisht për të mbushur gjymat me ujë të freskët. Të gjithë pinim nga i njëjti gjym, pa përdorur gota. Sot nuk mund të imagjinohet një gjë e tillë.

Sot gjithçka i takon një historie thuajse të harruar. Askush nuk di më ku ishte busti i Shkurte Vatës në Dushk të Lushnjes. Pak e nga pak trenistët nuk i binin më burisë së lokomotivës kur kalonin andej për të nderuar kujtimin e saj. Vetëm ca shkrime të vjetra kanë rezistuar ende në faqet e betonit të disa prej urave të hekurudhave.

Vullnetarizmi ka rënë. Nismat të tilla që i shërbejnë komunitetit janë të rralla. Faji nuk është aspak i të rinjve. Kur bashkitë dhe organizma të veçanta të shoqërisë civile ndërmarrin nisma, boll vajza dhe djem të rinj, përveshin mengët dhe pastrojnë rrugët, parqet e plazhet. Është mbresëlënëse kur sheh grupe të rinjsh që ngjiten në male, por nuk përtojnë të mbledhin edhe mbeturinat që kanë lënë pas të pakultivuarit që kanë kaluar andej.

Sot nuk është më kohë aksionesh, megjithëse shumë nga aksionistët e djeshëm ende jetojnë. Ata me siguri u tregojnë, fëmjve, nipave e mbesave se cila ishte koha e tyre me të mirat e të këqijat e saj. Ajo ishte koha për ndryshimin Shqipërinë por edhe të vetvetes.

Nga profili i autorit në FB

Next Post
“Gjermaninë e presin vite të vështira”- Ministri i Financave paralajmëron qytetarët: Ekziston rreziku i një krize shumë serioze ekonomike për shkak të…

“Gjermaninë e presin vite të vështira”- Ministri i Financave paralajmëron qytetarët: Ekziston rreziku i një krize shumë serioze ekonomike për shkak të…

Comments 1

  1. Lui says:
    4 years ago

    Eh.. Cfare shkrimi i cilter dhe njekohesisht edhe i trishtueshem. Jo per cfare pershkruhet, por per ate qe nuk ndodh dhe sot te pakten gjysma e asaj qe eshte e shkruar ne kete shkrim. Dhe fjalia me e bukur eshte kur thoni : Nuk ishte vetem pune per rindertimin dhe zhvillimin e vendit, por ishte edhe edukim emancipim dhe dashuri per vendin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In