• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Etërit e moshuar e të pafuqishëm që na mësojnë solidaritetin

by Beppe Severgnini
23/03/2016 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Beppe Severgnini, “Corriere della Sera”

Është festa e ime e parë e babait, pa baba.[1] Më ndodhi pesëdhjetë e nëntë vjeç, e quhem me fat. Babai im, Angelo, i datëlindjes 1917, iku të dielën e shkuar. Mbi tavolinën e rrumbullakët kundrejt televizorit, gjeta disa faqe të Korrierit, me artikujt e mi të shënuara, e, si gjithnjë, me notën. Kohët e fundit ishte bërë zemërgjerë, por ndër vite kam marrë nota pakaluese. Janë ditë të jashtëzakonshme kur ikën një prind. Të tmerrshme por të jashtëzakonshme. Jeta të shpjegon si shkon përpara: Ti duhet vetëm të ulësh kokën e të dëgjosh. Një baba shumë i vjetër na ka lënë mua, vëllezërve të mi e bijve tanë një mësim, të cilin ai dëshironte ta përmblidhte në një fjalë: Solidaritet! Me pikëçuditëse, natyrisht. Ajo fjalë i pëlqente shumë. E kemi gjetur të ngjitur mbi tryezën e shkrimit të noterit, e njëjta e përdorur që në vitin 1943: Shtatëdhjetë e tre vjet. Dojeni njëri-tjetrin, ndihmojeni njëri-tjetrin, i ndani gjërat sipas nevojës, duke dëgjuar zemrën dhe jo kodin. Testamenti është vetëm një udhërrëfyes. Babai i përsëriste cilitdo që donte ta dëgjonte (edhe gjithë të tjerëve në të vërtetë): “Kush pret të bëjë një testament të përsosur nuk do të bëjë testament!”. E do të lërë mbrapa tij pasiguri dhe rrëmujë.

Noteri Severgnini kishte një koncept dashamirës të profesionit: Ja se pse është e bukur të shkruhet për ta në ditën e festës së tyre. Thoshte se të ardhurat e një noteri janë të përligjura vetëm kur arrijnë të shmangin mosmarrëveshje në familjet, nëse i nxisin të marrin vendime të drejta, nëse i çlirojnë nga ankthi. Përndryshe figura e noterit bëhet e kotë dhe nuk shkon gjatë.

Bujq të ndryshëm kremaskë – jemi një familje toke dhe fushe – më kanë treguar, në këto ditë, se çfarë ndodhte kur shkonin te babai për të bërë testamentin (kishte në ruajtje më shumë se katërmijë, të shpërndarë dy vite më parë ndërmjet kolegëve të qarkut). Noteri Severgnini kërkonte që të vinin së bashku me gruan, i ulte dhe pastaj i thoshte në dialekt: “Më tregoni për familjen tuaj, nuk kemi ngut. Sepse nëse nuk ju njoh, si mund t’ju këshilloj?”. Trashëgimitë nën kujdesin e tij shkonin fjollë. “Në gjykatë për çështje trashëgimie ? Pesë klientë gjatë gjithë karrierës !”, tregonte krenar.

Për fat të keq nuk ndodh kështu në Itali. Shumë familje, gjithnjë e më shumë, janë të shkundulluara nga grindjet e mosmarrëveshjet për çështjet e trashëgimisë, secili prej nesh njeh me keqardhje. Sigurisht çdo rast është i ndryshëm, rrethanat ndryshojnë, shpjegimet janë të bollshme. “Gratë e bijve meshkuj janë themelore”, thoshte babai. “Nga kunatat varet harmonia e familjeve”. Kur unë e padisja për përgjithësim, ai bezdisej. “Nuk është një opinion i imi, është një statistikë e imja”, turfullonte.

Ka diçka shqetësuese në mënyrën në të cilën mjaft italianë zgjedhin të bashkëjetojnë me hidhësirën. Gjindje me shumë para, gjindje me pak para, gjindje pa para: Mosmirëkuptimi nuk është çështje financiare dhe vjen duke u shtuar. Armiqësia, ngurtësia, sherri janë bërë damkë e shumë familjeve. Secili i bindur se ka arsye, asnjëri i gatshëm të bëjë hapin e parë : “Mjaft, ç’kuptim ka? Prindërit tanë na kanë lënë shtëpi e kursime për të jetuar më mirë, jo që të shqyhemi mes nesh”.

Kush e di, ndoshta mungon një baba, ose ndonjëri që mund ta zëvendësojë. Ndonjëri që merr përsipër të mos lejojë grindjet e t’i zgjidhë. Librat dhe filmat mbi mungesën e babait shtohen: Nga Knausgard te Mehringer, nga Scurati te Siti, nga Virzì te Verdone. Të gjithë flasin për etër të përhumbur, etër në ikje, etër në liridalje, etër të rinj ose që gënjehen se janë ende të tillë. Por janë edhe të tjerët, etërit e vjetër e të ligsht, që nuk lënë për harresë, por për moshë. E kur ikin lënë një zbrazëtirë.

Ka një at familjeje që shkon përtej biologjisë dhe së drejtës private. Atësia është një “program” ndoshta i pari “program”, shpjegon psikanalisti Luigi Zoja te “Gjesti i Hektorit”. Atësia zgjidhet e nuk ka moshë. Ka gjithnjë një mënyrë për të qenë i dobishëm. Në shtëpitë e bujqve lombardë ishte një karrige më e ulët, pranë zjarrit, për të vjetrin e familjes: Ishte një mënyrë për t’i thënë se ai kishte ende rëndësi e se dikush tjetër do të vinte mbas tij e do të ulej aty.

Atë karrige të vogël e kam provuar, nuk është e rehatshme. Ndoshta prandaj, sot shumë nuk pranojnë ta zënë. Por ka edhe një hall: Familjet vijnë rrotull duke pritur ndonjë shikim apo ndonjë këshillë dhe nuk shohin asnjë. Babai im, Angelo, atë karrige e ka zënë me qejf deri në fund. Kur kalonte ndokush aty pari përsëriste: Solidaritet!

Tani po mendoj: Kushedi se çfarë note do të kish marrë ky shkrim. Nuk do ta di kurrë./Mapo

Next Post

Jeta Xharra: Ka edhe gazetarë që paguhen nga politika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In