Këngëtari i njohur Ledri Vula është padyshim një ndër emrat më të suksesshëm të estradës shqiptare. Që prej shumë kohësh, për karrierën e tij kujdesej menaxheri Faton Shoshi.
Fatoni kujdesej për organizimin e daljeve televizive, për datat e koncerteve e të tjera detaje lidhur me muzikën. Mirëpo për arsye që ende nuk dihen Ledri dhe menaxheri e kanë ndërprerë bashkëpunimin e tyre.
Burime nga ‘Lajmi.net’ kanë bërë të ditur se këngëtari që tani e tutje do ta menaxhojë vetë karrierën e tij duke vazhduar kështu si një artist i pavarur.