• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Esseja e hershme e John Locke zbulon rrënjët e ideve themelore demokratike

by Java News
03/09/2019 23:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulimi i një dorëshkrimi shekullor të John Locke nxjerr në dritë argumentet e tij të hershme për tolerancën fetare. Studiuesit e quajnë dokumentin “origjina dhe katalizatori i ideve themelore të demokracisë liberale perëndimore”.

Dorëshkrimi që u përket viteve 1667-1668 dhe mban titullin “Arsyet për t’i trajtuar papistët (katolikët romanë) njësoj si të tjerët”, nuk njihej më parë nga akademikët. Ai ka qenë në pronësi të pasardhësve të një prej miqve të Locke deri në vitet 1920, kur iu shit në ankand një shitësi librash.

Më pas, ai u bë pjesë e një koleksioni  privat deri në momentin që iu dhurua Kolegjit të Shën Gjonit, Annapolis, në gjysmën e fundit të shekullit XX. Ai mbeti i pastudiuar në arkiva derisa studiuesi i Locke-s, JC Walmsley vuri re një referencë për të në një katalog të tregtarëve të librave në vitin 1928, dhe ngriti një vetull: Locke, një mendimtar iluminist me shumë ndikim, nuk dihej se i kishte zgjatur argumentet e tij për tolerancën fetare ndaj katolikëve.

“Locke supozohet se nuk i ka toleruar kurrë katolikët,” thotë Walmsley. “E gjithë vepra e tij e botuar sugjeron se ai as që do ta konsideronte këtë si një mundësi. Ky dorëshkrim e tregon atë në pozicion fillestar, çka është befasuese për të dhe për mendimtarët e kohës së tij – pothuajse askush nuk e sugjeroi këtë në këtë pikë. Kjo tregon se ai është shumë më tolerant në aspekte të caktuara sesa supozohej më parë”.

Locke, i cili vdiq në 1704, është i njohur për Dy Traktatet e tij mbi Qeverinë, i cili u bë tekst themelor për demokracinë moderne perëndimore. Tekstet e tjera të tij me shumë ndikim përfshinin ese në lidhje me mirëkuptimin njerëzor, i cili siguroi bazat filozofike për revolucionin shkencor, dhe një Letër mbi Tolerancën, e cila ndikoi në mendimin e James Madison për të ndarjen e kishës nga shteti gjatë punës së tij për kushtetutën e SHBA.

Në Letër mbi Tolerancën, Locke argumenton për tolerancën në një kohë kur uniformiteti fetar u zbatua me ligj, në vazhdën e reformimit. Në dorëshkrimin e zbuluar rishtazi, Locke së pari argumenton në mënyrë të paanshme tolerimin e katolikëve.

“Nëse papistët mund të supozohet se janë po aq të mirë sa të tjerët, ata mund të tolerohen në mënyrë të barabartë,” shkruan ai. Dhe: “Nëse të gjitha subjektet duhet të jenë të barabarta, papistët kanë titull të barabartë“.

Punimi u shkrua para një Letër mbi Tolerancën e vitit 1689 dhe për këtë arsye është shpallja më e hershme e ideve që do të linin gjurmë në mendimin perëndimor.

“Ky dorëshkrim është origjina dhe katalizatori për idetë e rëndësishme dhe themelore të demokracisë liberale perëndimore – e cila përfshinte katolikët,” tha Ëalmsley, i cili e quajti zbulimin “kulminacionin e punës së një jete“.

Next Post
Greqia në alarm/ Autoritetet policore arrestojnë 7 xhihadistë

Greqia në alarm/ Autoritetet policore arrestojnë 7 xhihadistë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëshqitja e dherave në Librazhd/ Kreu i hekurudhës shqiptare: Në punë për të projektuar rrugën e re

Rrëshqitja e dherave në Librazhd/ Kreu i hekurudhës shqiptare: Në punë për të projektuar rrugën e re

February 24, 2026
Dëmtimi dhe bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Ndërtojmë një rrugë alternative! Do të shembim urën e dëmtuar

Dëmtimi dhe bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Ndërtojmë një rrugë alternative! Do të shembim urën e dëmtuar

February 24, 2026
“I ra borisë që të lëvizte, më pas viktima nisi të ofendonte”/ Gruaja e autorit të vrasjes së Egli Pashollarit: Braktisëm makinën dhe bashkëshorti ndërroi rrobat

“I ra borisë që të lëvizte, më pas viktima nisi të ofendonte”/ Gruaja e autorit të vrasjes së Egli Pashollarit: Braktisëm makinën dhe bashkëshorti ndërroi rrobat

February 24, 2026
“Jasharët përballë Osmanit”/ Hoxhaj: Pro, një kandidati për president nga familja legjendare

“Jasharët përballë Osmanit”/ Hoxhaj: Pro, një kandidati për president nga familja legjendare

February 24, 2026
Albin Kurti: Normalizimi me Serbinë vetëm përmes njohjes reciproke

Albin Kurti: Normalizimi me Serbinë vetëm përmes njohjes reciproke

February 24, 2026
Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

February 24, 2026
Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

February 24, 2026
“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

February 24, 2026
Balla në Parlamentin Europian: Do t’i përmbyllim negociatat me BE deri në 2027. Në 2028 kërkojmë votën për anëtarësimin

Balla në Parlamentin Europian: Do t’i përmbyllim negociatat me BE deri në 2027. Në 2028 kërkojmë votën për anëtarësimin

February 24, 2026
Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In