• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eskorta në Dubai/ Gazetari: Prostitutat sillen në Shqipëri si VIP-a; Tushi: Vajzat përdorin hiret për karrierë dhe para

by A R
30/04/2024 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta zvicerane në shqip, Le Canton, disa ditë më parë publikoi një investigim. Sipas gazetës, në Dubai ndodhen 50 mijë punonjëse të seksit.

“Në vitin 2006, Emiratet e Bashkuara Arabe dëbuan 4300 prostituta të huaja. Besohet se aty janë edhe 500 vajza nga Shqipëria të cilat punojnë si eskorta”, thuhet në shkrim.

Por për gazetarin Sokol Bregu, ky shkrim nuk bazohet në investigim dhe është thjesht një thashethem. I ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, Bregu tha se për shqiptarët janë krijuar steriotipe. Në studio u bashkua edhe sociologu Gëzim Tushi përmes një lidhjeje në Skype.

Sociologu tha se ka një prirje të medieve të huaja për të vënë shqiptarët në shënjestër.

Sokol Bregu: Shkrimi është një pacavurre, nuk ka asnjë gjë që e bazon. Mënyra se si funksion pjesa e trafikantëve shqiptarë, paguajnë vajza gjithmonë, kështu i kanë të dashurat. Media ka fajin e tyre. Sot ka media, që i quajnë dhe influencere ato, një vajzë që nuk ka asnjë vlerë, ndahu me një e lidhu me një tjetër, për atë mund të ketë qindra shkrime. Nuk futesh dot në Dubai pa u regjistruar dikund. 80 mijë prostituta i duhen Spanjës gjatë sezonit veror. Pse s’ka aty shqiptare? Normalisht që ka.

Gëzim Tushi: Ka një prirje të medieve të huaja për të na vënë ne në shënjestër. Është tjetër gjë se çfarë përmasa ka në realitet dhe cilat janë  arsyet e zmadhimit të fenomentit. Nuk ka statistika, prostitutat nuk numërohen. Fenomenet sociale nuk numërohen, peshohen. Shoqëria duhet të shikojë nëse e kemi këtë fenomen, pra drogën, divorcin, prostitucionin. Fenomeni i prostitucionit është ekzistent, por çfarë përmasash ka kjo mbetet për tu parë. Kemi të evidentuar faktin që kemi plot raste të vajzvae dhe femrave që për aryse karriere, suksesi, parash kanë përdorur hiret e trupit të tyre për të arritur këto rezultate. Kemi shtim të numrit të divorceve dhe shtim të atyre që nuk duan të martohen. Pra kemi rënie të numrit të martesave.

Sokol Bregu: Ti merr dikë që ushtron prostitucion dhe e sjell në Shqipëri si VIP. Kur janë keq me shikueshmërinë marrin vajza gjysmë nudo në studio, dhe duket sikur ka diçka të tillë. Shqiptarët janë si çdo komb tjetër, me uri seksuale. Shtëpitë publike duhet të ishin të parat. Është e domosdoshme.

/a.r

Next Post
Protesta te Bashkia e Tiranës, “detyrim për paraqitje” për dy protestues, u ndalohet pjesëmarrja në tubime

Protesta te Bashkia e Tiranës, "detyrim për paraqitje" për dy protestues, u ndalohet pjesëmarrja në tubime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
Atentati në Sarandë, Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

Atentati në Sarandë, Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

July 18, 2026
Ngjarja e rëndë/ Gjendet e pajetë 74 vjeçarja, dalin detajet e para

Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In