• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Eskobari i Ballkanit”/ Balili humbet kontaktet, familjarët: Nuk kemi folur

by A R
13/05/2016 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që prej ditës së djeshme, pas shkarkimit nga posti i kreut të Transporteve në Sarandë, Klemend Balili është zhdukur pa lënë gjurmë.

“Panorama” ka kontaktuar me familjarët e ish-drejtorit të cilët thonë se nuk kanë mundur ta kontaktojnë që prej ditës së djeshme.

Dje në mëngjes, mësohet se Balili ka shkuar në punë ku ka paraqitur kërkesën për dorëheqje, kërkesë e cila nuk është pranuar dhe më pas ka ardhur shkresa për shkarkimin e tij nga detyra.

Familjarë të Balilit, kanë treguar se ditën e djeshme ai është nisur për në Tiranë, por që prej atij momenti, ata nuk kanë mundur të kontaktojnë me të, deri sot që ende nuk dihet se ku ndodhet.

Shtypi grek ka shkruar për Balilin duke e cilësuar si ‘Escobari i Ballkanit’, që drejton organizatën kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës në vendet e Europës Qëndrore dhe në shtete nordike.

Greqia ka lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për të, ndërsa në Shqipëri ka hetime ndaj tij, por nuk arrestohet. Për këtë arsye, Shqipëria i ka dërguar sot një letër-porosi Greqisë për urdhër-arrestin ndaj Klemend Balilin./a.m.

Next Post

Qeveria i jep një kompanie kanadeze koncension për kërkimin e naftës në zonën C

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com