• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Është vetëm çështje kohe përpara se ishulli i njohur i Mesdheut të goditet nga një shpërthim vullkanik”

by A R
27/04/2023 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kudo të hedhësh sytë në Santorini, do të të vijë në mend se ndodhesh mbi një vullkan. Peisazhet mbresëlënëse, plazhet, guralecët të krijuar nga ngurtësimi i llavës.

Bukuria marramendëse e ishullit grek është e gjitha “dhuratë” e një historiku të dhunshëm vullkanik.

Ishulli u krijua në një nga shpërthimet më të mëdha vullkane që ka ndodhur 3 600 vite më parë. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa shkatërroi qytetin antik të Akrotiri-t dhe solli një goditje fatale për qytetërimin që ishte vendosur në atë zonë në atë kohë.

Sot, Santorini, i njohur gjithashtu si Thira, është ishulli më i njohur i Greqisë me vila luksoze dhe resorte që ofrojnë ambiente perfekte për sete fotografike, dasma apo ceremoni të tjera.

Megjithatë, pas ngjyrave tipike të Santorinit qëndron një vullkan aktiv.

Sekretet e thellësisë

Santorini është pjesë e Harkut Vullkanik Helen, një nga fushat më të rëndësishme vullkanike në Europë në të cilën kanë ndodhur mbi 100 shpërthime në 400 mijë vite.

Vullkani më aktiv nënujor dhe potencialisht i rrezikshëm i Mesdheut Lindor, Kolumbo, është pesë milje në verilindje të Santorinit dhe pjesë e të njëjtit sistem vullkanik. I zhytur në ujërat e Egjeut, Kolumbo ka qëndruar i qetë për thuajse 400 vite, por ai nuk është në “gjumë”.

Herën e fundit që shpërtheu në 1650 i mori jetën 70 personave dhe shkaktoi një cunami me dallgë deri në 12 metra. Pas tij u regjistruan tërmete të fuqishme dhe pasgoditje, të shoqëruara me çlirimin e gazrave toksikë dhe shtëllungave të tymit.

Shkencëtarët e dinë se shpërthimi i Kolumbos mund të shkaktojë dëme të mëdha. Disa nga ekspeditat më të mëdha oqeanografike në botë e kanë vizituar dhe monitorimi është rritur në 20 vitet e fundit.

Një nga anijet më të mëdha kërkimore amerikane, anija e shpimit të thellë JOIDES Resolution, udhëtoi për në Santorini për misionin e saj të parë mesdhetar midis dhjetorit 2022 dhe shkurtit 2023.

Anija shpoi mbi 8,000 metra nën sipërfaqen e detit dhe studiuesit mblodhën sedimente të paarritura më parë për të provuar dhe rindërtuar historinë e vullkanizmit në zonë.

Rezultatet dhe raportet fillestare priten të jenë gati më vonë gjatë këtij viti dhe pritet që t’i ndihmojnë shkencëtarët që jo vetëm të parashikojnë shpërthimet e ardhshme, por edhe të zbulojnë sjelljen e vullkaneve të tjera aktive në mbarë botën që përbëjnë një kërcënim për miliona njerëz që jetojnë në afërsi të tyre.

/a.r

Next Post
Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 47-vjeçari në Shijak

Durrës/ 40-vjeçarja largohet nga banesa pa asnjë gjurmë, e motra në polici: Vuan nga probleme të shëndetit mendor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëzohet teksa ruante bagëtitë mbi Kalanë e Lezhës, 71-vjeçari dërgohet te Trauma

Rrëzohet teksa ruante bagëtitë mbi Kalanë e Lezhës, 71-vjeçari dërgohet te Trauma

July 11, 2026
Çmimet në supermarkete nën vëzhgim, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut

Çmimet në supermarkete nën vëzhgim, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut

July 11, 2026
Tragjedi nga zjarret në Spanjë! Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar

Tragjedi nga zjarret në Spanjë! Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar

July 11, 2026
Vrasja e Ilir Likës në Laç, gjenden dy armët e krimit dhe provat kyçe të ngjarjes

Vrasja e Ilir Likës në Laç, gjenden dy armët e krimit dhe provat kyçe të ngjarjes

July 11, 2026
Putini nën presion! Kriza godet Rusinë, Kremlini mes ofensivës së re dhe negociatave

Putini nën presion! Kriza godet Rusinë, Kremlini mes ofensivës së re dhe negociatave

July 11, 2026
IGJEO paralajmëron rrezik të lartë zjarresh në 6 qarqe, ja zonat më të rrezikuara

IGJEO paralajmëron rrezik të lartë zjarresh në 6 qarqe, ja zonat më të rrezikuara

July 11, 2026
Rama “shuan” zërat: Shteti dha 4 mln euro për koncertin e Kanye West, jo 50 mln siç pretendohet!

“Prokuroria të veprojë menjëherë”, Rama për komentet negative ndaj Kalasë së Rozafës

July 11, 2026
Lufta bëhet në gjunjë

Një hap drejt urisë. Çfarë thotë ligji!?

July 11, 2026
Kur do vish në Amerikë? Qytetari “vë në vështirësi” Berishën: Shpresoj…

Kur do vish në Amerikë? Qytetari “vë në vështirësi” Berishën: Shpresoj…

July 11, 2026
Tabaku: Rritja ekonomike nuk po shkon te qytetarët, pensionistët po varfërohen

Tabaku: Rritja ekonomike nuk po shkon te qytetarët, pensionistët po varfërohen

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In