• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Është turp, hoqën 65 mijë litra birrë dhe jo banorët afganë”/ Kandidatja për kancelare në Gjermani: Merkel ka rrezikuar jetën e njerëzve

by Java News
24/08/2021 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pothuajse një muaj para zgjedhjeve federale të 26 shtatorit, fushata elektorale në Gjermani është në lëvizje të plotë, në një kohë kur interesi i politikës dhe medias ndërkombëtare është përqendruar në zhvillimet e shpejta të Afganistanit. Kjo ishte çështja e madhe që dominoi intervistën dhënë për DW nga kandidatja e së Majtës për Kancelare, Janine Wissler.

“Gjermania injoroi shenjat paralajmëruese”

Wissler ka fajësuar qeverinë gjermane për injorimin e paralajmërimeve të hershme për një përkeqësim të situatës në Afganistan në mënyrë që të shmangë një debat të brendshëm mbi ardhjet e reja të refugjatëve dhe emigrantëve. Kandidatja e së Majtës beson se pas dominimit të talebanëve, nuk është koha që Gjermania të tërheqë ndihmën e zhvillimit për Afganistanin.

“Unë jam absolutisht kundër shkurtimit të fondeve për bashkëpunimin e zhvillimit. Këto janë për njerëzit, të cilët vuajnë si nga duart e talebanëve ashtu edhe nga kriza e tmerrshme humanitare në vend. Sigurisht, ne duhet të ndjekim zhvillimet”, u shpreh Wissler.

Afganistani ishte një përfitues kryesor i ndihmës gjermane për zhvillim këtë vit, i cili aktualisht vlerësohet në 250 milionë euro – megjithatë këto para ende nuk janë dhwnw. Vlen të përmendet se shuma e përgjithshme e zhvillimit dhe ndihmës humanitare që Gjermania kishte planifikuar për Afganistanin këtë vit në buxhetin e saj do të arrinte në rreth 430 milion euro.

Qëndrimi i qeverisë gjermane është “i turpshëm”

Janine Wissler përdor gjithashtu një gjuhë të ashpër se si qeveria gjermane ka trajtuar personelin gjerman në Afganistan, duke folur për mungesën e një plani për largimin e tij të sigurt.

“Kjo është një mënyrë e mjerueshme për t’u marrë me stafin. Ata po heqin 65,000 litra birrë nga vendi. Në fakt, në fund të qershorit, duke pasur parasysh tërheqjen e trupave gjermane nga Afganistani, ushtria gjermane kishte ndaluar konsumimin e alkoolit dhe në fluturime speciale ata sillnin sasi të mëdha birre dhe pije të tjera alkoolike jashtë vendit. Ushtria gjermane gjithashtu ishte e shqetësuar për sulmet e mundshme talebane dhe për këtë arsye nuk donte që ushtarët në Afganistan të konsumonin alkool”, tha ajo.

Kandidatja e majtë akuzon anëtarët e qeverisë Merkel për një sërë lëvizjesh të gabuara dhe të rrezikshme në Afganistan për arsye parazgjedhore.

“Ajo që po bën qeveria gjermane është e turpshme. Është e qartë se qeveria në tërësi ndan përgjegjësinë dhe me këtë nënkuptoj edhe kancelaren dhe zëvendëskancelarin. Qeveria ka rrezikuar jetën e njerëzve me veprimet e saj. Kam frikë se ata thjesht u përpoqën ta linin çështjen për zgjedhjet e mëvonshme . Ata u përpoqën të shmangnin një debat mbi emigracionin në Gjermani para zgjedhjeve dhe për këtë arsye rrezikuan jetën e tyre,” përfundoi ajo./m.j

Next Post
“Kam dashur ta ndaloj vetë, por policia…”, flet personi që ndihmoi për kapjen e Dardan Krivaqës

“Kam dashur ta ndaloj vetë, por policia...", flet personi që ndihmoi për kapjen e Dardan Krivaqës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tajvani sinjalizon kërcënim ‘të qartë’ nga 50 anije kineze në ujëra të gjera

Tajvani sinjalizon kërcënim ‘të qartë’ nga 50 anije kineze në ujëra të gjera

October 29, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In