• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Është Trump dhe jo Soros (ose SHBA që mungon)

by Mero Baze
10/08/2018 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shtypi ndërkombëtar dhe diplomatët e shteteve perëndimore, kanë folur më në fund më qartë rreth asaj çfarë rrezikon nisja e një procesi jashtë garancive amerikane, mes Serbisë e Kosovës. Shtypi amerikan ka bërë sot publik faktin se procesi lidhet me politikat e reja të presidentit Trump dhe atë që konsiderohet dëshira e tij për marrëveshje të mëdha.

Por ajo që është e qartë në gjithë perceptimin për diferencën mes diplomatëve të “racës” dhe burokratëve që hyjnë e dalin në zyrat e pushtetit, është se guximi për të shkuar te ndarja e kufijve, vjen nga fryma e re e politikës së Presidencës së Trumpit, ose më mirë të themi, nga mungesa e SHBA si violinë kryesore në zhvillimet në Ballkan.

Presidenti Hashim Thaçi po teston një fushë të minuar, pa pasur në duar asnjë pajisje garantuese për veten dhe popullin e vet. Ai ka me vete soditjen e disa apartiçkëve që thonë, “po ja dolët, shumë mirë”, por nuk ka pas garancitë që pati Kosova nga SHBA, kur u ul në Rambuje dhe në Kumanovë, për të ardhmen e saj.

Por ajo që është më e rëndësishmja në këtë histori, është se ndërsa SHBA ka marrë rol soditës, aleatët e saj europianë, pa të cilët Kosova nuk do të çlirohej kurrë, janë absolutisht kundër. Ky ka qenë mekanizmi që Milosheviçi shpresonte të fitonte betejën me Kosovën në vitin 1999. Ai besoi deri në fund se do përçante SHBA nga Europa dhe do t’ia dilte të ishte palë me njërën prej tyre. Nuk ja doli dot, falë shumë arsyeve, por mbi të gjitha, qartësisë së SHBA dhe Britanisë së Madhe për ta mbajtur Europën pas tyre në atë histori.

Sot kjo vemendje jo vetëm mungon, por dhe ndarjet janë shumë më të mëdha. Të rihapësh temën e kufijve të Kosovës sot, është të bësh një histori të re jo më për Kosovën, por për t’i ridhënë një shans Serbisë, t’ia nisë nga e para, në një moment të përshtashëm për të. Është një dashuri fallco në kohë të kolerës.

Hashim Thaçi nuk ka pse e merr përispër këtë histori i vetëm, dhe aq më tepër kur aleati kryesor i historisë së Kosovës, SHBA, është siç thonë shumë analistë amerikanë, në një karrige në radhë të dytë, në gjërat që po ndodhin në Ballkan.

Për ta bërë dhe më tragji-komike këtë histori, vijnë dhe sulmet e opozitës shqiptare. Të defaktorizuar tërësisht brenda vendit dhe të izoluar nga faktori ndërkombëtar, këta vazhdojnë të besojnë në përrallat që kanë shpikur vetë, siç është konspiracioni ndaj Sorosit edhe në këtë histori. Sulmet ndaj Thaçit nga e djathta në Shqipëri janë qesharake, pasi e lidhin këtë proces me shëtitjet e djalit të Sorosit, që ka qejf të fotografohet me udhëheqës në Ballkan. Por në fakt, ky proces lidhet me ata që nuk fotografohen me udhëqësit tanë, si fjala vjen, dhëndri i presidentit Trump, dhe njerëz teknikë të administratës së tij, që kanë lehtësinë e padurueshme të thonë “shkoni deri ku mundeni” në këtë histori. Po të ishte për Soros, apo për të birin e tij, askush nuk do ishte shqetësuar. Problemi është se procesi po përballet jo me ndonjë interes të Sorosit, as me ndonjë interes real amerikan, por me mungesën e interesit të administratës së Trumpit dhe lehtësinë e rrezikshme të soditjes së kësaj situate.

Kjo është një arsye shumë më e fortë për të ndalur dhe për të qëndruar këtu. Ky proces mund të anullojë jo vetëm perspektivën europiane të rajonit dhe shqiptarëve, por dhe t’i japë dorë ekspasionit rus në rajon, duke dalë Rusia në karrigen e parë të bisedimeve.

Gjithçka që ka ndodhur deri më sot në Ballkan dhe çdo progres i bërë, është bazuar tek shpresa se po shkojmë në Perëndim. Kjo përpjekje na çon drejt shteteve etnike, drejt një historie të vjetër, të njohur dhe të dështuar. Tek lufta!

Next Post
VIDEO/ Masakër në Vlorë! 24-vjeçari vret 8 persona nga dy familje, policia: Kujdes, autori në arrati!

EMRAT/ Kush janë viktimat në Resulaj, mes tyre një 6-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In