• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Është tregtari më i mirë”, Trump sulmon Zelenskyn: Sa herë vjen në SHBA, ikën me 60 mld dollarë

by A R
17/06/2024 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donald Trump ka një qëndrim ndryshe nga administrata Biden për luftën në Ukrainë dhe këtë nuk nguron ta shprehë në daljet publike, në kuadër të fushatës për Presidencialet 2024.

Nga tubimi “Turning Point USA” që u mbajt në Detroid, Trump ka kritikuar hapur paketat amerikane të ndihmës për Kievin duke u shprehur se ai “do ta kishte rregulluar atë” (ndihmën Amerikane për Ukrainën) përpara se të merrte çelësat e Shtëpisë së Bardhë.

“Tregtar i mirë” e përshkroi më tej Trump, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky duke iu referuar përpjekjeve të tij për të siguruar me çdo kusht mbështetjen financiare të SHBA-së për luftën.

“Mendoj se Zelensky është ndoshta shitësi më i madh me kostumin e politikanit që kemi parë ndonjëherë. Sa herë që vjen në vendin tonë, ai largohet me 60 miliardë dollarë. Ai sapo u largua katër ditë më parë me 60 miliardë dollarë, dhe kthehet në shtëpi dhe njofton se i duhen 60 miliardë dollarë të tjerë. Nuk ndalet kurrë”, tha Trump.

Deklarata e Trump përmbante pasaktësi në lidhje me ndihmën e SHBA-së për Ukrainën, pasi një projektligj i ndihmës së huaj që përmbante afërsisht 61 miliardë dollarë për Ukrainën u nënshkrua nga presidenti i SHBA Joe Biden në fund të prillit.

Sulmi i Trump ndaj Zelenskyt vjen në vazhdën e deklaratave të tij të mëparshme, ku ka nënvizuar se do të ndalë ndihmën ushtarake për Ukrainën, nëse fiton zgjedhjet presidenciale, e po ashtu ka thënë se Rusia nuk do të kishte nisur pushtimin e Ukrainës në vitin 2022, nëse ai do të ishte Presidenti i SHBA.

/a.r

Next Post
Deklaroi se mund të shpalleshim kampion europe, “zhduket” Armando Duka pas ndeshjes me Italinë

Deklaroi se mund të shpalleshim kampion europe, “zhduket” Armando Duka pas ndeshjes me Italinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy fjalë për Adi Krastën

Makthi i Albin Kurtit nga tabela në Morinë

October 19, 2026
Ministrja Kushi nxjerr udhëzimin për uljen e numrit të nxënësve në klasa

“Distancohuni nga dhuna, po përdoren minorenët!”, Evis Kushi thirrje studentëve dhe prindërve

October 19, 2026
Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

October 19, 2026
Rama miraton shpërblimin prej 269 mijë lekësh të reja për 2,750 policët që përballen me protestuesit

Rama miraton shpërblimin prej 269 mijë lekësh të reja për 2,750 policët që përballen me protestuesit

October 19, 2026
Alibeaj: Rama do sistem gjysmë-presidencial. Përgjegjësinë penale e mban kryeministri, jo Diella!

Deklarata e ndërkombëtarëve për situatën në Shqipëri, Alibeaj: Po na thonë që disa gjëra zgjidhini vetë

October 19, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dhuna që prodhon vetëm spekatatorë dhe një spektakël me aktorë të marrë hua

October 19, 2026
Trump nënshkruan një urdhër që synon nxitjen e kërkimeve për shëndetin e grave

Trump nënshkruan një urdhër që synon nxitjen e kërkimeve për shëndetin e grave

October 19, 2026
Protestuesit u strehuan te Katedralja, reagon Kisha Ortodokse: Respektoni vendet e shenjta, nuk janë hapësira konflikti!

Protestuesit u strehuan te Katedralja, reagon Kisha Ortodokse: Respektoni vendet e shenjta, nuk janë hapësira konflikti!

October 19, 2026
PD, akuza nënkryetares së Gjykatës: Ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar

PD, akuza nënkryetares së Gjykatës: Ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar

October 19, 2026
Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com