• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Është thjesht diversion, jo represion!

by Mero Baze
14/11/2017 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Emërimi i Visho Ajazit si ambasador i Shqipërisë në NATO, ka forcuar paranojën e opozitës, se ai është kthyer në një bashkëpunëtor i Edi Ramës në kulmin e akuzave për represion ndaj tij, për shkak të denoncimeve kundër trafikut të drogës në Shqipëri. Qetësia me të cilën Edi Rama menaxhoi dorëheqjen e tij dhe akoma më shumë, qetësia me të cilën partnerët ndërkombëtarë, sidomos SHBA, pritën largimin e tij dhe emërimin e zëvendësit të vet, rriti agresivitetin e opozitës, e cila realisht i trembej kësaj që ndodhi sot. Ata bërtisnin për represion, por brenda tyre ndjehej depresioni që kishin nga ideja se binte erë “tradhti”.

Një sërë aktesh të opozitës, dhe sidomos përpjekja e Bujar Nishanit për t’u bërë promotor i deklasifikimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar, kishte të bënte pikërisht me nxitimin për ta “inkriminuar” Ajazin, si njeri që ka denoncuar Edi Ramën. Në atë mbledhje, Ajazi ka deklaruar se në Shqipëri kanë hyrë 7 milionë fara canabisi, dhe gjithë debati është zhvilluar rreth seriozitetit të atij informacioni. Përpjekja për ta bërë publike, ishte pikërisht nuhatja se Edi Rama, po përpiqej të provokonte opozitën me heqjen e Ajazit.

Është e sigurt se Rama ka një distancë psikologjike me shërbimin sekret dhe maksimumi e shikon atë si bezdi, dhe minimumi i shikon ata si njerëz pa ndonjë interes për të. Por përballë tij, ka kundërshtarë që kultin e shërbimit sekret e kanë në themel të karrierës së tyre. Rama është aq larg tyre, sa vetëm pasi ka pranuar dorëheqjen e Ajazit, ka mësuar se ai paska qenë zyrtar i lartë i SHIK në kohën e Gazidedes, dhe e merrte këtë me rezerva si shpikje të shtypit. Vetëm kur u bind që ka qenë vërtet, duket se i shijoi më shumë kjo histori.

Berishës po i përsëritet kjo histori.

Në vitin 1997, kur Berisha ishte ende president dhe Bashkim Fino kryeministër, ka pas ndodhur një histori e ngjashme. Pas largimit të Bashkim Gazidedes drejt Turqisë, Bashkim Fino i propozoi në konfidencë Sali Berishës, Eduard Ypin si kryetar i SHIK. Eduard Ypi ishte një ish- i burgosur politik, ministër i Berishës, i cili duket se ja kishte kërkuar Finos këtë nder, pasi pa që PD po ikte nga pushteti. Tërbimi i Sali Berishës ishte përtej çdo përfytyrimi. Ai jo vetëm që nuk e pranoi, por e shpalli atë një armik të PD, vetëm për faktin që po ja propozonte kundërshtari. Një përpjekja ime për ta pajtuar me të, si një fenomen banal, më kushtoi ulërima dhe “dëshmi’ se ai ka qenë spiun sigurimi. Ju desh aq shumë kohë dhe vite Ypit, që të pranohej nga Berisha kur u kthye në pushtet, dhe aq shumë lëpirje si vëllezër duke mbrojtur zullumet e fëmijëve të tij, sa ta lejonte në një post nëpunësi të dorës së dytë, gjithnjë nën dyshimin se ishte “spiun” i atyre”. Dhe si për t’ia vërtuar paranojën, kur Rama erdhi në pushtet në vitin 2013, e riemëroi Ypin sërish në një post të rëndësishëm, vetëm për t’i prishur gjakun Berishës.

Kjo skenë po ripërsëritet. Duke marrë më seriozisht shqetësimin që i shkakton Berishës se sa “nderin” që i bën ushtarëve të tij, Rama ka vepruar njësoj me Ajazin. Ai e ka emëruar ambasador, i cili duhet të dekretohet nga Ilir Meta dhe duhet të mos shahet nga Berisha. Është thjeshtë një përpjekje për ta kaluar Berishën nga “gjendja e represionit” për të cilën fliste për Ajazin, në atë të depresionit.

Nga ana tjetër, Ilir Meta është sot në pozicionin e Bujar Nishanit kur po Edi Rama i propozoi dy vjet më parë, emërimin si ambasador në Vatikan, të Visar Zhitit.

Tërbimi i Berishës dhe Nishanit në atë kohë ishte aq i madh ndaj një ish- të burgosuri për fjalën e lirë në kohë të komunizmit, sa e trajtuan si një armik të Partisë Demokratike, edhe pse e kanë pasur anëtar të Kryesisë së PD, deputet dhe ministër të saj. Dhe e çuan deri në fund betejën. Jo vetëm që nuk e dekretuan Zhitin, por shpifën dhe ndaj tij si “bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit”.

Edi Rama po argëtohet me këtë histori, duke tentuar të deligjitimojë çdo gjë që Berisha dhe kundërshtarët kanë folur në emër të SHISH këto vite. Por dhe të vërë në provë Presidentin e ri, që të mos i ngjajë Bujar Nishanit. Të tejkalojë së paku standardin e një Presidenti, që egërsohej më shumë nga “tradhtia” ndaj Berishës, se sa nga tradhtia ndaj atdheut. Është thjesht diversion, jo represion. Por Berishën e ka futur në depresion./a.ç

Next Post
VIDEO/ Maratona e Tiranës, 2500 vrapues nga 40 vende. Veliaj: Aktivitete pa fund sot

Emri/ Ishte dënuar me 16 vite burg në Itali, kapet i 'forti' i Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Slogani anti-Veliaj, lëvizja që tregon frikën e një bllofi

April 1, 2026
Prokuroria çon në gjyq dy ish-drejtorët në AMP, lidhja me atentatin e Rinasit

Prokuroria çon në gjyq dy ish-drejtorët në AMP, lidhja me atentatin e Rinasit

April 1, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Idajet Beqiri: Kam kallëzuar në SPAK Flamur Nokën! Rrezikon 25 vite burg për 9 krime të kryera

April 1, 2026
“Jemi drejt finish-it”, Marco Rubio zbulon prapaskenat: Po shkëmbejmë mesazhe me Iranin

“Jemi drejt finish-it”, Marco Rubio zbulon prapaskenat: Po shkëmbejmë mesazhe me Iranin

April 1, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

Veliaj mungon në seancë. Avokatët kërkojnë ndarjen e çështjes, “përplasen” me prokurorin Dado

April 1, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Turma imagjinare e PD

April 1, 2026
“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Moment historik për sigurinë dhe sovranitetin tonë

April 1, 2026
BB: Ura e Viroit hapet në prill, gati dokumentet për 12 projekte të tjera

BB: Ura e Viroit hapet në prill, gati dokumentet për 12 projekte të tjera

April 1, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Skënder Hita në krye të Policisë, Vangjeli: Në përzgjedhjen e tij kishte prani ndërkombëtare

April 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Erion Braçe dhe sfida ndaj politikës së mbyllur

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In