Greta Kaberdini është e reja që u nxorr gjallë nga furgoni që ra në greminë pasditen e sotme, ngjarje që shënoi pesë viktima.
Mësohet se Kaberdini është shtatzënë, por fatmirësisht ajo dhe bebja i kanë shpëtuar çdo rreziku.
E reja ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën, por mësohet se ka marrë lëndime në njërin krah./m.j