• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Është shqiptare”/ Deklarata e Ramës në Athinë që tërboi grekët dhe e vërteta e Laskarina Bubulinës!

by Java News
14/05/2024 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë mitingut me emigrantët shqiptarë në Athinë, gjatë fjalimit të tij të gjatë prej dy orësh, mes të tjerave deklaroi se heroina e revolucionit grek, Laskarina Bubulina, ishte shqiptare.

Kjo deklaratë e Ramës pati reagime të ashpra nga mediet dhe politika greke. Gjithsesi në shkrimin e mëposhtëm të përgatitur nga Bota.al, mund të mësoni më shumë për të vërtetën e kësaj gruaje të jashtëzakonshme që u nderua dhe respektua edhe nga Fuqitë e Mëdha të kohës.

Shkrimi i plotë 

Laskarina Bubulina, e bija e Stavros Pinoçit nga ishulli Hidra, pranë Peloponezit, lindi në vitin 1771 dhe vdiq tragjikisht në vitin 1825. Bubulina ishte komandante e anijes luftarake “Agamemnom” me të cilën i dha ndihmë të madhe Ali Pashë Tepelenës, kur Janinën e rrethuan turqit.

Pas vdekjes së burrit, Dhimitër Bubulit në vitin 1811, ajo iu kushtua çështjes së çlirimit të kombit grek (1821), duke dhënë përveç ndihmës së saj heroike, edhe pasurinë e madhe që e trashëgoi nga bashkëshorti. Arbërorët e Moresë, përveç heroizmave të saj, me të madhe lavdëronin bukurinë e saj fizike.

Jeta e hershme

Bubulina u lind në një burg në Konstandinopojë më 11 maj 1771. Ajo ishte me origjinë nga komuniteti Arbëror i ishullit Hidra. Ajo ishte bija e Stavër Pinoçit, një kapiten, dhe gruas së tij Skevo (Parashqevi Kokini). E ëma ishte pasardhëse e familjes bizantine Kokini.

Osmanët e kishin burgosur Pinoçin për pjesmarrjen e tij në revolucionin e dështuar të Orlovit 1769-1770 kundër sundimit osman, të nxitur nga konti rus Aleksej Orlov. Ajo lindi kur e ëma kishte shkuar për të takuar të atin në burg.

Babai i saj vdiq pak kohë më pas dhe ajo bashkë me nënën e saj, u kthyen në ishull. Ata u zhvendosën në ishullin Peca katër vjet më vonë, kur e ëma u martua me Dimitrios Lazarou-Orlov. Bubulina kishte tetë gjysmë-vëllezër e motra. Ajo u martua dy herë, në fillim me Dhimitër Januzin dhe më vonë me pronarin e pasur të anijeve, kapitenin Dhimitër Bubulin, duke marrë mbiemrin e tij.

Bubuli u vra në betejën kundër piratëve algjerianë në vitin 1811. Në moshën 40 vjeç, Bubulina mori pasurinë dhe biznesin e tij dhe ndërtoi vetë katër anije, duke përfshirë dhe luftanijen e madhe “Agamemnon”.

Në vitin 1816, osmanët u përpoqën të konfiskonin pronat e Bubulinës sepse burri i saj i dytë kishte luftuar për rusët kundër turqve në luftrat ruso-turke. Ajo lundroi për në Konstandinopojë për të takuar Ambasadorin rus, Kontin Pavel Strogonov dhe kërkoi mbrojtjen e tij. Në mirënjohje të shërbimit të Bubulinës ndaj rusëve, Strogonov e dërgoi për siguri në Krime. Ajo u takua gjithashtu me nënën e Mahmudit II, e cila më pas thuhet se e bindi djalin e saj për të mos prekur pasuritë e Bubulinës. Pas tre muajsh mërgimi në Krime, Bubulina kthye në Peca.

Lufta greke e pavarësisë

Thuhet se Bubulina u anëtarësua në “Filiqi Eteria”, një organizatë e fshehtë që përgatiste Greqinë për revolucionin kundër sundimit osman. Ajo do të kishte qenë një nga gratë e pakta, por emri i saj nuk u vu në listat e anëtarëve historikë. Bubulina bleu armë dhe municione me shpenzimet e saj dhe i çoi fshehurazi në Peca me anijet e veta.

“Ndërtimi i anijes Agamemnoni u përfundua në vitin 1820. Ajo korruptoi zyrtarët turq që të injoronin madhësinë e anijes dhe më vonë anija Agamemnon ishte një nga luftanijet më të mëdha në duart e rebelëve grekë. Bubulina gjithashtu organizoi trupat e saj të armatosura, të përbëra nga burrat nga Peca. Ajo përdori shumicën e pasurisë së saj për të siguruar ushqime dhe municionie, për detarët dhe ushtarët nën komandën e saj.

Më 13 mars 1821, Bubulina ngriti mbi direkun e Agamemnonit flamurin e vet, bazuar në flamurin e dinastisë Komneni të perandorëve bizantinë. Populli i Pecës u ngrit në revoltë më 3 prill dhe më vonë bashkoi forcat me anije nga ishujt e tjerë grekë. Bubulina lundroi me tetë anije në Nafplion dhe filloi një bllokadë detare. Më vonë ajo mori pjesë në bllokadën detare dhe kapjen e Monemvasias dhe Pylosit. I biri i saj Jani Januzi vdiq në maj 1821, në betejën në Argos ndaj trupave osmane.

Ajo mbërriti në Tripolica në kohë për të qenë dëshmuare e rënies më 11 shtator 1821 dhe për të takuar gjeneral Teodor Kollokotronin. Fëmijët e tyre Eleni Bubulina dhe Pano Kolokotroni u martuan më vonë. Gjatë disfatës që pësoi garnizoni osman, Bubulina shpëtoi shumicën e anëtarëve femra të familjes së sulltanit.

Pas pavarësisë

Kur fraksionet kundërshtare shpërthyen në luftë civile në vitin 1824, qeveria greke e arrestoi Bubulinën për lidhjen e saj familjare me Kolokotronin tashmë i burgosur. Qeveria gjithashtu vrau të shoqin e së bijës. Përfundimisht ajo u internua në Peca. E kishte shpenzuar pasurinë e saj për luftën e pavarësisë.

Vdekja për gjakmarrje

Bubulina u vra në 1825 si rezultat i një armiqësie mes familjesh në Peca. Bija e familjes Koçi e dashuruar me djalin e Bubulinës, Gjergj Januzi u largua nga familja pa pëlqimin e saj. Duke kërkuar të bijën, i ati Kristodulo Koçi shkoi në shtëpinë e Bubulinës me pjesëtarë të armatosur të familjes së vet. E zemëruar, Bubulina i kundërshtoi nga ballkoni. Pas grindjes së saj me Kristodulo Koçin, dikush shtiu me armë kundër saj. Ajo u godit në ballë dhe u vra në çast. Vrasësi nuk u identifikua.

Trashëgimia

Në vitin 1923 perandori Aleksandër I i Rusisë i dha Bubulinës gradën e nderit të admirales. Pasardhësit e saj ia shitën anijen Agamemnon shtetit grek, i cili ia ndërroi emrin në Spetsai. Ajo u dogj nga Andrea Miauli së bashku me fregatën Hellas dhe anijen e luftës Nidhra në bazën detare të Porosit, gjatë luftës së ardhshme civile greke në vitin 1831.

Në ishullin Peca “Muzeu Bubulina” është vendosur në rezidencën 300 vjeçare të Bouboulit, burrit të dytë, ku ende jetojnë pasardhësit e saj. Statuja e saj qëndron në portin e Pecës. Rrugë të ndryshme në të gjithë Greqinë dhe Qipro kanë marrë emrin e saj, sidomos Rruga Bubulina pranë Universiteti Teknik Kombëtar të Athinës (Polytechnion) dhe Muzeut Kombëtar Arkeologjik të Athinës, në qendër të Athinës, ashtu sikurse dhe në Pire e Nikosia. /bota.al

Next Post
Plas keq te Rithemelimi, Saimir Koreshi: Luan Baçi politikani më i pabesë, ditën prift, natën hoxhë!

Plas keq te Rithemelimi, Saimir Koreshi: Luan Baçi politikani më i pabesë, ditën prift, natën hoxhë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liga e Kombeve/ Transferta e kuqezinjve në Finlandë, Maran “kthehet” te Bjellorusia! Kombëtarja vijon përgatitjet për sfidën direkte

Liga e Kombeve/ Transferta e kuqezinjve në Finlandë, Maran “kthehet” te Bjellorusia! Kombëtarja vijon përgatitjet për sfidën direkte

October 1, 2026
Dua Lipa del në mbrojtje të Palestinës: Është e rrezikshme, por jam përgatitur

Dua Lipa refuzon “betejën e Britanisë”, Këngëtarja shqiptare nuk do këndojë në duelin Fury-Joshua

October 1, 2026
Zjarr i madh në Libofshë, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi drejt tokave bujqësore

Zjarr i madh në Libofshë, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi drejt tokave bujqësore

October 1, 2026
“I vetmi narkoshtet…”- Berisha nxin përsëri Shqipërinë në Strasburg: Diasporës i detyrohemi pothuajse mbijetesën! Qëndrim ndërkombëtar për të shpëtuar kombin

“E keqja banale është shndërruar në sistem!”- Berisha vijon nxirjen e Shqipërisë në Strasburg: Narkoshteti i vetëm në Evropë! Pluralizmi i zëvendësuar nga burokracia

October 1, 2026
EMRI/ Organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet në Kavajë i kërkuari nga Italia, do ekstradohet!

EMRI/ Organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet në Kavajë i kërkuari nga Italia, do ekstradohet!

October 1, 2026
Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë te integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian! Rezultate të matshme

Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë te integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian! Rezultate të matshme

October 1, 2026
Komisioni hetimor për zgjedhjet, Këshilli i Legjislacionit u jep më shumë kohë relatorëve

Komisioni hetimor për zgjedhjet, Këshilli i Legjislacionit u jep më shumë kohë relatorëve

October 1, 2026
VIDEO/ “Arkitektët e huaj nuk vijnë për gjëra jashtë standardeve”- Rama: Absurde kur na thonë se projektet i bëjmë duke nxjerrë njerëz nga shtëpia me forcë!

VIDEO/ “Arkitektët e huaj nuk vijnë për gjëra jashtë standardeve”- Rama: Absurde kur na thonë se projektet i bëjmë duke nxjerrë njerëz nga shtëpia me forcë!

October 1, 2026
“Futini dhe një listë pagash, se ua kalon Ulsiu sot”- Debatet ‘ndezin’ Ligjet, Manja-Strazimirit: Mos e pengoni integrimin! Prishen ekuilibrat

“Futini dhe një listë pagash, se ua kalon Ulsiu sot”- Debatet ‘ndezin’ Ligjet, Manja-Strazimirit: Mos e pengoni integrimin! Prishen ekuilibrat

October 1, 2026
“E neveritur!”- Kryemadhi flet për videot intime nga GJKKO: Askush s’ka punë me dhomën e gjumit të tjetrit! Të ndihesh i dhunuar nga një filmim p*rno…

“E neveritur!”- Kryemadhi flet për videot intime nga GJKKO: Askush s’ka punë me dhomën e gjumit të tjetrit! Të ndihesh i dhunuar nga një filmim p*rno…

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com