Ministrja e Financave, Anila Denaj, duke folur në seancën e sotme plenare në lidhje me Aktin Normativ për ndryshimet në buxhetin 2021, tha se prioritet i Qeverisë është vaksinimi i qytetarëve dhe ndryshimet parashikojnë shtesën 2 miliard lekë për Fondin Rezerve me destinacion blerja e vaksinave
“Objektivi ynë vaksinimi i 2.2 milionë qytetarëve shqiptarë. Nevojiten 4.4 milionë doza vaksina. Ky vit ka nisur mbarë, jemi shumë besimplotë që parametrat fiskalë do të jenë pozitiv ashtu si edhe vitin e kaluar. Të ardhurat buxhetore në 3 muaj kanë qenë pozitive”, tha ndër të tjera Denaj.
g.kosovari