• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Është ndërprerë zinxhiri i transmetimit por s’dihet sa do zgjasë imuniteti”/ Rakacolli: Ka një lloj hezitimi për t’u vaksinuar

by Java News
06/07/2021 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shifrat pandemike në Shqipëri flasin për një qetësi momentale, por kjo nuk është garanci për muajt në vijim. Ky është edhe mendimi i zëvendësministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila e ftuar në A2 tregon për situatën aktuale në vend.

“Fatmirësisht Shqipëria ndodhet në një situatë të mirë dhe relativisht të qetë, me shifra konstante. Por situata në rajon nuk është në këtë lloj qetësie. Ndërkohë që Shqipëria është në nivelin 1 të sigurisë, më i miri, Greqia është në nivelin 3 dhe Kroacia është në zonën 4. Disa vende kanë filluar të kenë rritje, si Mbretëria  e Bashkuar, pra ka një lloj jo qetësie në epidemiologjinë në rajon.

Por a është kjo situatë pasojë e shpërndarjes së variantit Delta, apo është një rikthim i variantit të mëparshëm. “Natyrisht që mutacionet kanë rolin e vet, por nuk është vetëm kjo. Vaksinimi ka ndërprerë zinxhirin e transmetimit, por ende nuk dihet sa do të zgjasë imuniteti nga vaksina, apo edhe vetë imunizimi nga sëmundja.

Do të jetë e përjetshme si me fruthin apo do të ketë një afat skadence. Janë gjëra që do na i mësojë vjeshta dhe dimri që kemi përpara. Ne duhet të vazhdojmë të mbajmë këtë situatë, duke qenë alert, pa iu rikthyer normalitetit që kishim 2 vite më parë”, thotë Rakacolli, që shton se gjithsesi rritja e turistëve që mund të vijnë  nga vende problematike nuk do të ndikojë në ndryshimin e masave në fuqi.

Zëvendësministrja flet edhe për një fenomen që sheh tkurrje në ritmin e vaksinimit. “Vihet re një lloj hezitimi në vaksinim. Ka hezitim kudo në botë, duke filluar nga lëvizjet no-vax.  Mendoj se në Shqipëri   thjesht iu ka humbur vigjilenca dhe mendojnë se nuk i duhet vaksina  ose mendojnë se mund ta bëjnë më vonë, për t’u përgatitur për vjeshtën. Por qytetarët duhet të besojnë tek vaksinimi, në momentin që është marrë vendimi për futjen në treg domethënë se janë bërë studime të hollësishme. Të gjitha vaksinat që kemi janë efikase”.

Kjo vlen edhe për vaksinën kineze. “I kemi të dhënat e efikasitetit. Sinovac është vaksine që ka në bazë virus të deaktivizuar, që patjetër nxit imunitetin. Efikasiteti i saj për rastet e rënda dhe shmangja e vdekjes është e 100%, mos të harrojmë se përdoret edhe nga personeli shëndetësor”, shpjegon Rakacolli.

g.kosovari

Next Post
3.2 tonë kanabis i konfiskuar dhe mbi 750 të arrestuar/ Aplikacioni që i nxori zbuluar trafikantët në Gjermani

3.2 tonë kanabis i konfiskuar dhe mbi 750 të arrestuar/ Aplikacioni që i nxori zbuluar trafikantët në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In