• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Është mjedisi, jo politika, sfida më e papërballueshme për Shqipërinë

by A R
11/08/2017 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kur pak muaj më parë Shqipëria e ratifikoi marrëveshjen e Parisit, specialistët e mjedisit përveç lavdërimit dhe trumbetimit se ishim njëkohës me vendet më të zhvilluara sa i përket zvogëlimit të gazrave në eter, harruan të alarmonin se vendi është përballë sfidave. Këto që po ndodhin me zjarret këtë vit janë të paimagjinueshme. E para për vetë karakterin piroman të individit tonë, kurse e dyta me pamundësinë e kapaciteteve ruajtëse dhe asistuese të shtetit shqiptar.  Për hir të së vërtetës, një pjesë e njerëzve të mjedisit kanë vite që alarmojnë. Por, publiku i frikësuar nga shifrat dhe konkluzionet e tyre, shmanget në rastin më të mirë dhe tallet në rastin më të keq. Vetëm se zjarret më së shumti të piromanëve i kanë trandur këtë vit, të gjithë. Shtetin. Njerëzit.

Në një raport të fundit të Bankës Botërore është thënë se ndryshimet do të ndodhin dhe ndjehen kryesisht gjatë muajve të verës. Ky ndryshim do prekë uljen e maksimumit të reshjeve që do të shkojë deri në 6.9 mm, kurse deri në vitin 2050, rënia do të jetë prej 23 mm gjatë muajve të verës, duke dëmtuar kryesisht produktet e sezonit. Kurse deri në vitin 2100 parashikohen ulje më drastike derisa ndryshimet klimatike në vend do të ndikojnë kryesisht në prodhimin e fruta-perimeve dhe sidomos shtimin e shumë problematikave.

Si kuriozitet përmendim se prej ndryshimeve të sotme të klimës ndodh që disa specie mushkonjash, që kanë qenë të vendosura  në Jug, tashmë gjenden normalisht  në Kukës. Të tilla raste, njerëzit e mjedisit t’i thonë herë pas here dhe përveç kësaj apeli është shtrirë në të ardhmen e bujqësisë. Ato lidhen me kultivatet e reja, që duhet të përballin ndryshimet klimatike dhe që u duhet t’u mbijetojnë kushteve të reja. Në këtë të fundit tashmë sfidat do të jenë për të prodhuar kultivate sa më të  përshtatur. Kjo e vërtetë ka pak gjasa që të ketë prekur njerëzit tanë të bujqësisë, politika e të cilëve është tashmë e thjesht sot për sot. Në dëgjesat publike, të organizuara nga Edi Rama në qarqe të ndryshme, njerëzit ankoheshin në masë për kushtet dhe subvencionet në bujqësi, por shumë pak për të ardhmen.

Por nuk mbaron këtu, nga ajo që referonte në media Agroëeb, deri në vitin 2050 mund të vdesin afro 250 njerëz në vit tek ne, si pasojë e ndryshimeve në dietën ushqimore për shkak të klimës. E kësaj shumë do t’i shtohen në të gjithë botën plot 500.000 njerëz në vit. Për fat të keq, Evropa është më e prekura, ku Greqia dhe Italia përballet me shifra alarmante me respektivisht 124 dhe 89 vdekje për një milion banorë në vit, referuar në të njëjtin organ. Ekspertët e studimit të publikuar në “The Lancet medical journal”, pohojnë se do të shkatërrohen gjithnjë e më shumë të mbjellat dhe sigurimi i ushqimit mund të pakësohet me një të tretën deri në vitin 2050, citojmë në të njëjtin organ.

Kjo panoramë është shumë skajore, por e merr shkakun nga akuzat e ndërsjella të politikës shqiptare. Edhe sikur në këtë rast të bashkoheshin të gjithë, përpara natyrës forcat politike janë krejt të pamundura.  Ndaj poltikës shqiptare sfidë nuk ka më reformat por të ardhmen e vendit. Që do të thotë përshtatja e vendit para sfidave të reja mjedisore që e presin dhe nuk janë pak. Këtë vit jemi përballur me zjarrin, por duhet të llogaritet, kur asaj t’i bashkohen problemet e ushqimit të popullatës dhe sëmundjet. Atëherë, jo thjesht politika, por asnjë strukturë nuk do ta përballë dot sfidën, që quhet e mbinatyrshme. (JavaNews)

Next Post
Zjarr në Golem, kablloja e tensionit të lartë bie pranë karburantit

Edhe Kosova po lufton me flakët, 120 vatra zjarri për 11 ditë vetëm në Prishtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In