• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Është më keq seç duket, nuk kemi Prokurori fare

by Astrit Patozi
23/05/2018 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astrit Patozi

Sot gjendemi në situatën paradoksale, kur njëra palë thotë se më në fund kemi prokurorinë që duam, kurse tjetra që kjo është më e keqja në Shqipëri, që nga koha e Ismail Qemalit, sepse e ka futur të gjithën në thes “Sulltani”.
Të dyja palët ia fusin kot dhe nuk thonë të vërtetën, sepse në fakt ne nuk kemi prokurori fare.
Sepse po të kishim, të paktën do ta merrnim shpejt një përgjigje në është autentik apo falso “Babalja”. 
Do të ishte minimumi për të krijuar një ide paraprake ndaj një çeshtjeje shumë sensitive, që mban pezull zhvillimet politike dhe sociale në vend.
Do t’i jepte mundësinë publikut që të paktën të mos shikonte sërish këtë shfaqje të shpifur me dy gjela majë plehut, që i hakërrehen njëri-tjetrit, por vetëm njërin prej tyre.
Në kushtet e mosbesimit të plotë nga njëra palë, po të kishim prokurori, kjo e fundit do të kishte pajtuar me kohë agjencinë më të specializuar perëndimore në lëmin e përgjimeve dhe nuk do të shtynte ditët kot me procedura rutinë dhe thirrje dëshmitarësh.
Natyrisht, ka nga ata që thonë se qeveria e kap lepurin me qerre dhe na duhet veç të presim e të shikojmë.
Por në ka një rast në botë që nuk duhet humbur asnjë sekondë, nëqoftëse pretendojmë për shtet, është pikërisht ky.
Sepse është njësoj si të shkojë në spital dikush, që i ka plasur apandesiti, dhe të mos e fusin në sallë të operacionit, por t’i japin paracetamol për t’i qetësuar dhimbjet.
Dhe kur prokurori nuk ka, si i bëhet, e marrim me qera apo e japim me konçension?

Next Post
VIDEO/ Shpikja që kursen para dhe ju stërvit njëkohësisht

VIDEO/ Shpikja që kursen para dhe ju stërvit njëkohësisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com