• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Është më i varfri”/ Thirrja e Abazoviç: Shqiptarë, lëreni shamatën! Bashkohemi ta bëjmë Ulqinin brand europian

by Java News
07/07/2021 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç mbrëmjen e sotme në një intervistë në “ABC” për analistin Mentor Nazarko u bëri thirrje shqiptarëve në Ulqin që të lënë sherret dhe konfliktet mes tyre dhe në vend të përçarjes në disa parti dhe shamatës, të bashkohen për të zhvilluar komunën, që ka një potencial të jashtëzakonshëm, por është sipas tij më e varfra në vend.

“E vetmja komunë në bregdet që është e varfër është Ulqini, potenciali  i saj është më i madhi dhe është e vetmja e varfër. Duhet me ndryshuar diçka, një frymë të re, nuk duhet me u marrë më me kritika, ne duhet me treguar se jemi gati me sjellë gjëra të mira për këtë komunë. Duhet me u munduar me u promovuar dhe nuk duhet të jemi të kënaqur me disa gjëra minimale. Nuk jam arrogant të them që duhet menduar në mënyrë megallomane.

Por ky qytet, kjo komunë (Ulqini) ka mundësi me u bërë brand i madh europian dhe ajo duhet me qenë ambicia jonë. Ne kemi plane shumë të mëdha. Kemi mundësi që të bëhemi një tren që ka me qenë një kompozim që gjithë zhvillimin e Malit të Zi ka me e drejtuar rreth BE-së. Kjo duhet të jetë ambicia jonë dhe jo të merremi me gjëra koti, parti, vende pune në komunë, me shamata mes nesh. Mendoj se ajo është një politikë që nuk ka sjellë kurrgjë” tha ai.

Duke folur për të metat e partive shqiptare, që sa më shumë shtohen aq më shumë shqiptarë largohen nga Mal i Zi, Dritan Abazoviç u shpreh se në gjithë këto vite nuk kanë sjellë asnjë të mirë për avancimin e statusit të tyre.

“Ne nuk kemi sjellë kurrgjë të mirë për kombin në 30 vite, asnjë prej problemeve më të mëdha nuk kemi zgjidhur. Me ndryshimin e vullnetit politik kanë me ardhur gjërat e mira dhe mund me treguar një gjë e madhe është bërë, qeveria e re ka kthyer Gjirin e Valdanosit, ajo ka qenë kërkesa e shqiptarëve 30 vjeçare. Jam mirënjohës nëse vendosin me u inkuadruar në qeveri, por për ndryshe, ata politikan që kanë të bëjnë vetëm me interesa private të disa individëve, duhen me u harruar dhe zhdukur prej spektrit politik.

Nëse e keni partinë vetëm për me marrë rrogë apo me u inkuadruar në disa pozicione dhe populli jonë me u shpërngulur dhe emigruar në perëndim dhe me u zvogëluar numri dhe ju me tregu që keni politikë të mirëfilltë kombëtare, unë mendoj se është paradoks dhe është patriotizëm i rrejshëm. Ne na duhen gjërat konkrete, me pas punë dhe me qenë pjesëtarë i barabartë i shoqërisë në Mal të Zi” tha ai.

g.kosovari

Next Post
Tym e flakë natën në Vlorë/ Digjet lokali, policia jep detatejet

Tym e flakë natën në Vlorë/ Digjet lokali, policia jep detatejet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherri mes për vendin e parkimit në Vlorë, Policia i shoqëron 3 të rinjtë, zbulohet edhe shkaku i konfliktit! (VIDEO)

Sherri mes për vendin e parkimit në Vlorë, Policia i shoqëron 3 të rinjtë, zbulohet edhe shkaku i konfliktit! (VIDEO)

November 11, 2026
“Më 30 nëntor afati i fundit i Komisionit”- Reforma Zgjedhore, Balla: PD të ndajë bojkotin! S’mund të bëhet e njëjta lojë në kurriz të integrimit!

“Më 30 nëntor afati i fundit i Komisionit”- Reforma Zgjedhore, Balla: PD të ndajë bojkotin! S’mund të bëhet e njëjta lojë në kurriz të integrimit!

November 11, 2026
Buxhet 32.2 miliardë lekë për spitalet në vitin 2027, Spahiu: Shërbime më cilësore, me pacientin gjithmonë në qendër!

Buxhet 32.2 miliardë lekë për spitalet në vitin 2027, Spahiu: Shërbime më cilësore, me pacientin gjithmonë në qendër!

November 11, 2026
Në kërkim për mashtrim, prangoset në Rinas turku i kërkuar nga Ankaraja! Arrestohet dhe 27-vjeçari shqiptar i dënuar për grabitje

Në kërkim për mashtrim, prangoset në Rinas turku i kërkuar nga Ankaraja! Arrestohet dhe 27-vjeçari shqiptar i dënuar për grabitje

November 11, 2026
“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë!”- Sara Mila pas daljes nga SPAK: Do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme! Dëshmova si person në dijeni (VIDEO)

“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë!”- Sara Mila pas daljes nga SPAK: Do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme! Dëshmova si person në dijeni (VIDEO)

November 11, 2026
Stërvitja “Mburoja Ilire 26”, Nufi publikon pamjet: Forcat speciale shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s!

Stërvitja “Mburoja Ilire 26”, Nufi publikon pamjet: Forcat speciale shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s!

November 11, 2026
Hoqi byzylykun elektronik dhe përfundoi sërish në paraburgim, babai i Meghan Markle shkel kushtet e Gjykatës

Hoqi byzylykun elektronik dhe përfundoi sërish në paraburgim, babai i Meghan Markle shkel kushtet e Gjykatës

November 11, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Rihapja e hetimeve penale duhet të shoqërohet me garanci maksimale

November 11, 2026
“Voyager 1” arrin një tjetër rekord historik, sinjali nga anija kozmike do të kërkojë 24 orë për të mbërritur në Tokë

“Voyager 1” arrin një tjetër rekord historik, sinjali nga anija kozmike do të kërkojë 24 orë për të mbërritur në Tokë

November 11, 2026
“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

Berisha ndryshon mendje pas presionit nga opozita rivale: Duam lista 100% të hapura dhe prag të arsyeshëm! (VIDEO)

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In