Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se qeveria ka rritur zbatueshmërinë e rekomandimeve të institucioneve të pavarura si Avokati i Popullit apo KLSH.
Spiropali foli me shifra konkrete për periudhën 2018-2020.
“Niveli i zbatueshmërisë së rekomandimeve referuar në përqindje për vitet 2018-2020, duke filluar nga avokati i popullit dhe komisionerët ka qenë 45%, ndërsa KLSH 83 %.
Për vitin 2019, zbatueshmëria ka qenë 62%, ndërsa KLSH 75%. Për vitin 2020, zbatueshmëria është llogaritur për periudhën janar-shtator. Zbatueshmëriua ka qenë në 84 % për avokatin e popullit dhe komisionerët dhe 75% për KLSH.
Shihet progresi rritës i zbatueshmërisë së rekomandimeve”, tha Spiropali.
Ajo i bëri thirrje drejtuesve të këtyre institucioneve që të bëjnë detyrën e tyre dhe nëse kanë aspirata politike është më e ndershme ti drejtohen partive politike.
“Ne duam të bëjmë një thirrje që këto institucione me mbështetjen që kanë të bëjnë në mënyrë strikte detyrën para ligjit dhe nëse drejtues të tyre kanë aspirata politike për 2021 dhe për zgjedhjet do ishte më e ndershme ti drejtohen partive politike. Ne detyrën tone e kemi bërë dhe presim që edhe ato të bëjnë detyrën”, tha ministrja Spiropali.
g.kosovari