• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Është mbyllur për 14 bashkitë më të mëdha”/ Rivlerësim të pasurive të paluajtshme në 2025, pas rritjes së çmimeve së referencës për rrethet

by S T
21/11/2024 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim të reduktuar nga 15% që është aktualisht, pritet të zbatohet në 2025.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Petrit Malaj tha se së bashku me nismën për rritjen e çmimeve të referencës për bashkitë e tjera, me përjashtim të Tiranës, do të diskutohen për miratim pas muajit mars të vitit të ardhshëm.

“Në vijim të propozimit të ardhur nga Parlamenti për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme.

Mistria e Financave e ka vlerësuar me seriozitet dhe do t’i propozojë qeverisë që krahas procesit të rivlerësimit të përcaktohen edhe çmimet e reja të referencës për të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, pasi çmimet e referencës në bashkitë e tjera, datojnë nga viti 2016 dhe nuk reflektojnë çmimet aktuale të tregut.

Ne propozojmë që të dyja këto nisma rivlerësimi i pasurive të paluajtshme dhe të çmimeve të reja të referencës për bashkitë e tjera, përveç Tiranës të hidhen paralelisht për diskutim me qëllim që t’u jepet mundësia të gjithë shqiptarëve për të rivlerësuar pasuritë me normë të reduktuar.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nisur nga puna për përcaktimin e çmimeve të reja të referencës.

Procesi është mbyllur për 14 bashkitë më të mëdha. Po vijon puna për bashkitë e tjera.

Brenda 3 mujorit të parë 2025 të kemi mbyllur procesin e rishikimit të çmimeve të referencës. Më tej të dyja nismat do të hidhen për diskutim”.

Në korrik të 2023, në Fletore Zyrtare u botuan rritja e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastarle të Tiranës. Rritja e çmimeve për zonat kadastrale të Tiranës ishte nga 5 deri në 76%.

Pas rritjes së çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës mbi të cilat llogaritet taksa e ndërtesave, vlerat e tyre u rritën edhe për 5 njësitë administrative të Tiranës.

Nga 13 njësitë administrative të Tiranës në 5 prej tyre Konkretisht sipas çmimeve referuese të VKM nr. 168, dt. 27.03.2019, krahasuar me ndryshimet me VKM nr. 457, dt. 26.7.2023 të botuar në Fletoren Zyrtare çmimet e referencës janë rritur në njësitë administrative, si: Dajt, Farkë, Kashar, Petrelë dhe Prezë çmimet fiskale mbi të cilat llogaritet taksa e ndërtesave u rrit nga 29 deri 73%.

Me ndryshimet e vendimit të muajit korrik çmimet e referencës mbetën të pandryshuara në rrethe.

Rritja e çmimeve të referencës rriti detyrimet e qytetarëve dhe bizneseve për taksën e ndërtesës, që llogaritet mbi këto çmime.

Vendimi dha një impakt të menjëhershëm edhe mbi aktivitetin e ndërtimit, duke qenë se këto çmime shërbejnë si faktor kryesor për përcaktimin e vlerës së taksës në infrastrukturë dhe në vlera monetare zëvendësuese e taksës 3% të kontributit në strehimin social.

Për Tiranën taksa e ndikimit në infrastrukturë është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës të cilat nga gushti i vitit të kaluar u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës./ Monitor

Next Post
A duhet SPAK t’i drejtohet Kuvendit? Minxhozi: Në mandatin e parë mund të respektohej ky standard, por tani…

A duhet SPAK t’i drejtohet Kuvendit? Minxhozi: Në mandatin e parë mund të respektohej ky standard, por tani…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Njeriu që do të vrarët e tij

February 11, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

February 11, 2026
LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

February 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Operacioni Fshesa i Sali Berishës ndaj opozitave të reja

February 11, 2026
“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

February 11, 2026
“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

February 11, 2026
Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

February 11, 2026
“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

February 11, 2026
Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

February 11, 2026
Vendim i ri/ Rriten pagat në pushtetin vendor, ja kufijtë e rinj për administratën në bashki

Vendim i ri/ Rriten pagat në pushtetin vendor, ja kufijtë e rinj për administratën në bashki

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In