Në kufirin ndërmjet Kazakistanit e Uzbekistanit, rrethuar nga kilometra të tërë shkretëtirë toksike, shtrihet një ishull.
Apo të paktën, ajo që dikur kishte qenë një ishull.Vozrozhdeniya njëherë e një kohë ishte një fshat aktiv peshkimi me laguna kristal të kaltra, atëherë kur Deti Aral ishte i katërti më i madh në botë dhe i mbushur plot me peshq.
Mirëpo, pas viteve të tëra abuzim prej sovjetikëve, ujërat u shteruan dhe deti u shndërrua në pluhur; lumenjtë që e ushqenin u devijuan për t’i vaditur fushat e pambukut, shkruan “Koha Ditore”.
Sot një shtresë rëre e njelmët, e mbushur me pesticide kancerogjene, është e gjitha që ka mbetur prej kësaj oaze antike.
Ky është vendi ku përqendrimi i merkurit është gjithnjë në nivel të lartë në tokën e njelmët dhe ku të vetmet shenja të jetës janë skeletet e drunjve të tharë që u bëjnë hije anijeve gjigante tanimë të mykura.
Dikur Vozrozhdeniya kishte përpirë një pjesë aq të madhe toke sa që qe bymyer deri në dhjetëfishin e madhësisë fillestare, dhe lidhet me qendrën e një gadishulli.
Mirëpo, falë një projekti sovjetik, ky tani është një prej vendeve më vdekjeprurëse në planet… (b.an)