• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Është koha të hapë krahun”, ish-kandidatja e PD i bën thirrje Nokës të tërhiqet

by E B
14/07/2026 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kandidatja për deputete e PD-së në zgjedhjet e parlamentare të 11 majit 2025, Ilirjana Kuçana, kërkon rigjenerimin e selisë blu me figura të reja dhe përfaqësuese si dhe largimin e emrave të vjetër.

Ajo ka kërkuar që sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, të tërhiqet nga gara dhe t’i hapë rrugën një figure të re në kuadër të procesit të ripërtëritjes së partisë, duke ndjekur shembullin e një tjetër deputeti.

Kuçana u shpreh se Noka duhet të ndjekë shembullin e Edi Palokës, i cili sipas saj hoqi dorë nga gara, për t’i dhënë mundësi një kandidature të re.

“Tashmë është momenti që zoti Noka të hapë vetë krahun, ashtu siç bëri zoti Paloka, dhe të thotë: ‘Duhet t’i hapim rrugë dikujt i cili nuk është provuar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, për të përmbushur atë mesazh të fortë që duam të përcjellim tek demokratët dhe tek shqiptarët: ripërtëritjen’”, deklaroi Kuçana.

Ajo theksoi se në Partinë Demokratike ka figura me integritet dhe përvojë politike që mund të marrin përgjegjësi të reja.

“Ka njerëz plot me fibër politike, me integritet, njerëz të cilët e njohin dhe e duan Partinë Demokratike. Ky është momenti që zoti Noka të dalë dhe të tërhiqet vetë nga gara”, u shpreh ish-kandidatja për deputete, njëkohësisht pedagoge, anëtare e PD-së dhe drejtuese e strukturave.

Next Post
Operacioni “De facto” në Tiranë, sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro të dyshuara si produkt i trafikut të drogës

Operacioni “De facto” në Tiranë, sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro të dyshuara si produkt i trafikut të drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com