• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Është i alkoolizuar”, avokati i Mayas shpërthen në akuza për bashkëshortin: Manipulator, e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht

by Java News
26/04/2024 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore të jugutMaya Aliçkaj ka marrë urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, pasi ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë.

Maya e cila në dokumente rezulton me emrin Fatbardha Ulbirch ka kërkuar të pajiset me urdhër mbrojtje, sepse bashkëshorti, Arben Ulbirch ka ushtruar dhunë ndaj saj.

I ftuar në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti, ishte avokati i këngëtares, Idajet Beqiri. Zoti Beqiri tha se këngëtarja e ka marrë urdhrin e mbrojtjes dy vite më parë, për shkak se bashkëshorti i saj ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike për shkak të varësisë ndaj alkoolit. Sipas tij, Maya, e ka çuar te mjeku në mënyrë që të hiqte dorë nga alkooli, por nuk ia ka arritur. Më tej Beqiri deklaroi se Arbeni ka qenë i dënuar me tre muaj për drejtim automjeti në gjendje të dehur, fakt ky që sipas tij, konfirmon edhe pretendimet e Mayas.

Beqiri: Marrëdhëniet fillimisht i kanë ndërtuar jo marrëdhënie dashurore. Ai, Arbeni, ka kontaktuar, është prezantuar si fans i saj dhe i është ofruar që të ishte bodyguard i saj për ta mbrojtur. Gjatë ecjes nëpër koncerte të ndryshme janë dashuruar dhe jetonin bashkë. Në vitin 2021 janë martuar, kanë lidhur martesën ligjore. Para se të lidhnin martesën, Maya e cila ishte me nënshtetsi gjermane, insistimi i Arbenit ishte që të merrte nënshtetësinë gjermane….Maya ka bërë një kontratë paramartesore duke thënë që gjithçka kam në pronësinë time, mbetet e imja dhe nuk ka pretendime bashkëshorti. Ndërsa çfarë do të vendoset që sot e tutje do të jetë individuale. të gjitha janë të specifikuara këto në kontratën paramartesore. Apeloj gjithë shqiptarët t’i bëjnë këto kontrata.

Kur e ka apeluar kërkesën për divorc?

Beqiri: Ai ka shfaqur disa të meta në karakter. Vesi i keq i tij është që ai ishte përdorues i alkoolit, deri në pikën kur u bë i alkoolizuar. Është shumë manipulator. Maya e ka çuar në doktor me shpenzimet e veta që të hiqte dorë nga alkooli. Maya ka pretenduar që ai përdorte dhe lëndë narkotike. Unë nuk e konfirmoj sepse nuk kam informacion për një gjë të tillë. Faktin që ai përdorte alkool e tregon dënimi me 3 muaj për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Ai nën efektin e alkoolit e ka keqtrajtuar në mënyrë të vazhdueshme, dhunë fizike dhe psikologjike. Por ajo, duke qenë një emër i njohur, e ka shpehur më shumë të motrat e veta dhe te njerëzit e saj. Nuk mundi që ta bënte të hiqte dorë nga alkooli. Kur arriti kulmin, e pa dhe motra që ai ushtroi dhunë fizike, shkoi dhe mori një kërkesë për mbrojtje dy vite më parë. Kjo video që ka dërguar ai, është rasti i 23-të që ka thyer urdhrin e mbrojtjes./m.j

Next Post
Rudina Dembacaj e sheh veten banore në BBV? Aktorja flet pa ‘doreza’, zbulon emrat e 4 finalistëve sipas saj

Rudina Dembacaj e sheh veten banore në BBV? Aktorja flet pa 'doreza', zbulon emrat e 4 finalistëve sipas saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In