• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Është e vërtetë që rumunët “nuk janë Shqipëria”

by A R
13/08/2018 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze
Ka disa orë që në rrjet qarkullon një foto e montuar në të cilën është shkruar rumanisht “nuk jemi si Shqipëria”, vendosur në dorën e një protestuese rumune në Bukuresht.

Në fakt, me një kërkim të thjeshtë e zbulon se kemi të bëjmë me një fotoshop dhe se fotoja origjinale thotë “Drejtësi, jo korrupsion”.

Nuk do t’ia vlente të merreshe më kët gjë, sikur kjo të mos reflektonte fiks problemin që ka opozita në Shqipëri, dhe protesta në Rumani.

Protestat rumune të cilat janë zgjeruar dhe me kthimin e emigrantëve për pushime, janë protesta për të mos bllokuar reformën në drejtësi. Ish- prokurorja speciale antikorrupsion u shkarkua nga shumica, pasi konstatuan një sërë shkeljesh dhe ka debate të dyshimta, nëse pas shkarkimit është frika e pushtetit të ri nga hetimi, apo vërtet tejkalimi i së drejtës nga ish- kryeprokurorja.

Sido që të jetë puna, është protestë për të vazhduar reforma në drejtësi, për të vazhduar hetimet ndaj politikanëve, për të mbrojtur efektet e reformës në drejtësi dhe për të çuar para drejtësisë politikanët.

Problemi që kemi në Shqipëri, është i kundërt. Vetëm disa muaj më pare, Parlamenti u kall në flakë dhe mes çizmesh që vërtiteshin mbi kokën e qeverisë dhe granat-hedhësve tymuese, u votua emërimi i kryeprokurores së re të përkohëshme, në vend të Adriatik Llallës, që sot është i pandehur.

Opozita jonë ishte gati të digjte Kuvendin për të mos zgjedhur kryeprokuroren e re, ndërsa Rumania është gati t’i vërë flakën vendit, për të mbrojtur ish- prokuroren speciale antikorrupsion, që ne akoma nuk e kemi zgjedhur, për shkak të pengesave të opozitës.

Ky detaj bën diferencën e madhe mes asaj që ndodh në Rumani dhe asaj që duhet të ndodhë në Shqipëri. Në Rumani janë në rrugë ata që duan reformën në drejtësi, ndërsa në Shqipëri, “qejflinjtë” e asaj proteste janë në fakt kundër motivit të asaj proteste.

Këtu lideri shpirtëror dhe real i opozitës ka hall, pse i kanë shkarkuar gjyqtarët e korruptuar dhe ish- kryeprokurorin, dhe jo pse nuk bëhet reforma.

Ndaj për të gjithë këta që po ngazëllehen nga ajo parrulla e montuar rumune “Nuk jemi si Shqipëria”, nuk ka asnjë zhgënjim.

Me të vërtetë ajo që ndodh në Rumani, nuk është si Shqipëria.

Në Shqipëri, opozita është duke luftuar për të kundërtën e asaj që luftojnë protestuesit rumunë. Janë duke mbrojtur të ardhmen e pasigurtë të Sali Berishës, fëmijëve të tij biologjikë e politikë, të atyre që kanë vrarë e vjedhur këto 28 vjet në Shqipëri.

Ndaj s’kanë për t’u bërë kurrë bashkë me popullin në sheshe, edhe pse u shkojnë jargët kur shikojnë foto të tilla qoftë dhe të montuara. Nuk janë në anën e popullit, por kundër tij.

Next Post
Edhe të burgosurit angazhohen kundër flakëve në Kaliforni

Edhe të burgosurit angazhohen kundër flakëve në Kaliforni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

March 2, 2026
Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

March 2, 2026
Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

March 2, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Historia hipokrite (e vonuar) e Sali Berishës që shkon të djegë Enverin pas 30 vitesh

March 2, 2026
Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

March 2, 2026
Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

March 2, 2026
Godinat te “5 Maji” gati për të prekurit nga tërmeti, Veliaj: Të ndëshkojmë ata që pengojnë punën

Kredia për prona e dhënë po i afrohet vlerës së pesë miliardë eurove

March 2, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

March 2, 2026
Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

March 2, 2026
Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In