Është e shëndoshë, por modele
Është diçka e rrallë që kopertina e një reviste të bëhet lajm, aq më tepër kur bëhet fjalë për një revistë fitnesi. Kjo ka ndodhur me revistën “Women Running” (Gra që vrapojnë), kur modelja me masë të madhe trupore, Erica Schenk pozoi për numrin e muajit gusht, duke u renditur krah modeleve të tjera të bëshme, si Tess Holliday (“People”) dhe Ashely Graham (“Sports Illustrated”).
Çfarë ndodh kur një modele e shëndoshë bëhet faqja e parë e një reviste? Natyrisht, nis të sfidojë pritshmëritë e gjithëpranuara se njerëzit mbipeshë dhe obezë janë dembelë dhe grykës. Jo vetëm kaq, por edhe telegrafon idenë se vrapuesit dhe atletët mund të kenë masa dhe forma të ndryshme trupore – çka është mëse e vërtetë!










