• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Është djali i vetëm i familjes, në moshën 15-vjeçare vendosi të bëhej dervish dhe të vishte “rrobën e vdekjes”

by A R
26/02/2023 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teqeja e Melanit është një nga monumentet fetare më të vjetra në fshatin Libohovë. Me një arkitekturë  unike, vendosjen e qiparisave në mënyrë të tillë që kur të shihen nga lart të lexohet fjala “Allah” dhe kupolën e bardhë që dallon mes tyre.

Në këtë teqe jeton një dervish, i cili pavarësisht se veshja dhe pamja e tregojnë ndryshe, nuk i ka mbërritur ende të 30-at. Programi “Histori Shqiptare” në Tv Klan u takua me dervish Myrtezain për të zbuluar teqenë, por edhe historinë e atij vetë. Ai nis të përshkruajë veshjen karakteristike e cila ka një mori detajesh sofiste.

Alma Çupi: Edhe veshja e dervishit është shumë interesante. Mund të ma shpjegosh?

Dervish Myrteza: Kjo quhet dolloma. Kjo në gjuhën turke ose persisht quhet qefin.

Alma Çupi: Qefini është për të vdekurit.

Dervish Myrteza: Po pra për të vdekurit. Kjo quhet rroba e vdekjes. Domethënë ke lënë botën materiale dhe je futur në një botë mistike. Kur merr gradën që bëhesh dervish, të bëjnë havanë. Kur vdes nuk ka nevojë në daç ta bëjnë, në daç mos ta bëjnë për shpirt.

Alma Çupi: Domethënë ti nuk ke llogari në bankë, nuk ke probleme, pagesa.

Dervish Myrteza: S’më kërkon asnjë, prandaj the ti si e bëjmë punën ne, heq stresin.

Alma Çupi: Po për të hyrë në rrobën e qefinit sa e vështirë ka qenë, tranzicioni, nga bota materiale që kishe mësuar si gjithë të rinjtë, kafe, vajza…

Dervish Myrteza: Fati im ka qenë pak… se unë kam ardhur që në moshën 15 vjeç. Nuk kam qenë shumë i prirur në atë punë se po u  mësove me atë ëmbëlsirë është vështirë t’i lësh kurse unë s’i kam provuar fare, por për mua ka qenë pak më e lehtë se qesh ai figura atje po ka qenë pak më e lehtë për mua.

Alma Çupi: Qeshin ata të rinjtë se s’e konceptojnë. Po familja juaj si e ka pritur këtë thirrje?

Dervish Myrteza: Shumë keq se unë jam djalë i vetëm mes tre motrave.

Alma Çupi: Djalë i vetëm dhe bëre këtë zgjedhje?

Dervish Myrteza: Po, tani çdo njeri…

Alma Çupi: Do vazhdosh?

Dervish Myrteza: Kjo s’është se kthehesh.

Alma Çupi: Ah nuk mund ta lësh?

Dervish Myrteza: Kjo s’kthehet më tani, vetëm kur të na marrë jetën Zoti se kjo s’ka.

Alma Çupi: Po pjesa e kapuçit?

Dervish Myrteza: Kjo quhet taxh, ka 12 yje që përfaqëson 12 imamët, ka 4 degë të ndara që quhet veri, jug, lindje, perëndim dhe pika në mes është qabja, që çdo gjë që është në botë vërvitet rreth kokës së njeriut.

Alma Çupi: Nuk të mban vapë në periudhën e verës?

Dervish Myrteza: Është lesh dhe lesh gjithmonë nuk të mban vapë.

Next Post
Qarkullonin në armë në makinë, 3 të rinj në pranga (EMRAT)

Qarkullonin në armë në makinë, 3 të rinj në pranga (EMRAT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In