Astrologia Meri Shehu bëri të ditur këtë të hënë, më 13 korrik, në emisionin “Rudina” se kjo javë do të fillojë furishëm dhe se të gjitha ndodhin që ditën e parë, pasi do të ketë një kombinim të fuqishëm planetësh.
“Mërkuri i kundërt takohet me Diellin dhe na bën shumë emocionalë, na vijnë në mendje kujtime nga e kaluara, duam të takojmë persona nga e kaluara, do të duam të rregullojmë disa situata, si dhe të kthehemi tek shtëpia dhe njerëzit e mëparshëm.
Sot kemi gjithashtu Afërditën në katërkëndësh me Uranin, ndaj shumë njerëz mund të ndahen sot në marrëdhëniet e tyre personale. Është ditë ndarjesh, largimesh dhe marrje valixhesh!”
Dashi, 2 yje: Mërkuri i kundërt, që merr pjesë me Hënën e re në Gaforre, tregon që Dashi duhet t’i marrë seriozisht çështjet familjare dhe duhet të marrë seriozisht një çështje pune, e cila komplikohet këtë javë, pasi mund të ketë pasoja ligjore dhe ekonomike. Dashi nuk duhet të nxitohet të marrë vendime në jetën personale.
Demi, 1 yll: Çfarë mendonte Demi se kishte në shportë, ose kishte rezervë, ose nga e kaluara kishte rregulluar disa bisedime, sot ikën çdo gjë. Nuk kanë më as partnerin/en dhe as paratë që mendonin se ishin të sigurta. Me Hënën e re duhet të shikojnë të ndryshojnë mënyrën e sjelljes, komunikimit dhe të kenë kujdes me udhëtimet dhe çështjet ligjore.
Binjakët, 3 yje: Urani nga Binjakët po bën kërdinë dhe komplikohet sot me Afërditën në shenjën e Virgjëreshës, ndaj tenton t’i shtyjë njerëzit të bëjnë gjëra që nuk i kishin programuar. Dikush flet më keq, dikush flirton më shumë, dikush ndahet më shpejt pa e menduar mirë. Binjakët, gjithsesi, do të luajnë rolin rinor. Kujdes në një çështje pune, prapaskenat vazhdojnë dhe nuk janë shumë pozitive.
Gaforrja, 3 yje: Hëna e re në Gaforre është shumë pozitive, sepse sjell një mentalitet të ri, një ndryshim në jetën e tyre personale, dhe kanë marrë një mësim këto kohët e fundit. Gaforret shihen të komplikuara këtë javë dhe Afërdita në Virgjëreshë nuk tregon stabilitet në mbështetje dhe përkrahje.
Luani, 4 yje: Fundjava është shumë premtuese, sepse Urani bën lidhje të bukura me Neptunin dhe Saturni bën lidhje të bukura me Marsin në Binjak. Do të shikojmë që kanë edhe një melankoli, një dëshirë për të ndryshuar gjërat me Hënën e re, por duhet t’i ndryshojnë te vetja e tyre. Duket sikur gjithë bota është me ta, vetëm ata nuk janë më vetja e tyre. Do të ndodhë një ndryshim brenda vetes së tyre.
Virgjëresha, 3 yje: Kanë një ditë të vështirë sot, sepse Afërdita bën një katërkëndësh të vështirë me Uranin në Binjak. Njohin njerëz të rinj, dëgjojnë shumë dhe ndikohen shumë, ndaj shumë Virgjëresha mund të marrin vendime jo shumë të mira për sa i përket jetës personale. Mund të ketë ndonjë ndarje, shpenzime ekonomike dhe gjëra që tregojnë mungesë stabiliteti. Nga nesër gjërat fillojnë të kenë një ritëm më të qëndrueshëm dhe një mik i besueshëm i vë në rrugën e duhur.
Peshorja, 2 yje: Dashuria e tyre shkon e vjen këtë periudhë. Janë komplikuar në shumë marrëdhënie, kanë pasur shumë fat, kanë lëvizur, kanë udhëtuar, por dita e sotme thotë që ka një prapaskenë, një tradhti ose diçka që u vjen edhe në aspektin e punës, edhe në aspektin personal. Nga nesër Hëna e re tregon një rrugë të re në lidhje me karrierën dhe punën.
Akrepi, 2 yje: Duke marrë parasysh që Afërdita nuk është mirë me Uranin në Binjak dhe çështjet ekonomike nuk janë fort të qarta, edhe disa takime që duan të bëjnë ose të stabilizojnë nuk janë fort komode. Nga nesër u vjen një ndihmë e dytë ose u shtohet një punë e mirë, kryesisht me jashtë. Rikthehen edhe partnerë pune që mendonin se nuk mund të riktheheshin.
Shigjetari, 1 yll: Ana ekonomike është shumë e komplikuar dhe do të marrin një energji nesër me Hënën e re, por me disa pretendime që disa buxhete nga e kaluara nuk janë paguar ose dalin të sforcuara disa detyrime. Urani përballë shenjës së tyre po bën kërdinë për sa i përket marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, kërkon t’i moderojë dhe nuk po i lë stabël.
Bricjapi, 2 yje: Mesin dhe fundin e javës do ta kenë perfekt dhe do të arrijnë atje ku duan. Çështjet familjare dhe punët do të stabilizohen, por derisa të arrijnë atje, sot njëherë duhet të kenë kujdes në jetën personale dhe në çështjet ligjore. Nga nesër, me Hënën e re përballë shenjës së tyre, do t’u rikujtohen disa problematika të marrëdhënies në çift ose do të kthehen disa njerëz nga e kaluara t’ua prishin destinacionin.
Ujori, 3 yje: Ujorët arrijnë në destinacionin e duhur, sepse janë të zgjuar dhe kanë dy rrugë për të vepruar. Sot do ta kenë pak të vështirë me ekonominë dhe me punën ose me ndonjë investim, i cili nuk del atje ku duhet. Nga nesër fillon një punë e re, dalin nga një periudhë e vështirë pune dhe marrëdhëniesh, sidomos në jetën e përditshme.
Peshqit, 3 yje: Nesër do të marrin lajme të mira Peshqit, edhe pse ata vetë janë të komplikuar ndonjëherë, romantikë dhe të ndjeshëm, thithin shumë energji nga universi, marrin mesazhe të shumta dhe ngatërrohen ndonjëherë. Nesër do të dalë mesazhi qartë. Deri nesër, mos të marrin vendime në jetën personale, mos të bëjnë investime të shumta dhe mos të bëjnë takime, për të cilat e dinë se nuk do t’i favorizojnë, me njerëz nga e kaluara.











