Kryeministri Albin Kurti e ka dorëzuar sot aplikacionin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Në një konferencë për media së bashku me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Mikulash Bek, Kurti ka thënë se është i vetëdijshëm se rruga deri te anëtarësimi i plotë i Kosovës në BE është e gjatë.
Ai tha se pret që Kosova pas 9 vitesh të jetë pjesë e BE, ndërsa ka sjellë dhe shembuj të shteteve të tjera.
“BE-ja është destinacion që synojmë dhe fati që përqafojmë. BE-ja paraqet punën e zellshme që duam të gëzojmë. Që nga momenti kur dorëzohet aplikacioni deri te pranimi janë nevojitur afate të ndryshme për vende të ndryshme”.
Suedia dhe Finlanda 3 vjet, Malta 14 vjet, një mesatare prej 9 vjetësh. Është reale për Kosovën që të paguajë këtë kohën mesatare”, tha Kurti.
/s.f