Mbretëresha Elizabeth e Anglisë, Elizabeth II, ndonëse 94-vjeçe, duket më në formë se kurrë. Ajo është filmuar nga paparacër së fundmi në timonin e “Range Rover” të saj, për një xhiro rreth fshatit Norfolk.
Me një palë syze të errëta dhe shall në kokë, Mbretëresha dukej e futur në mendime ndërsa nëpër ngiste makinën në rrugët me pemë.
Muajin e kaluar ajo dhe bashkëshorti, Princi Philip, 99 vjeç, ndërprenë pushimet e tyre verore në Balmoral me tre javë për të kaluar ca kohë së bashku në Wood Farm, ku tani jetojnë vetëm në një shtëpi ‘modeste’ me pesë dhoma gjumi.