• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Escobar: Serbia të lirojë menjëherë 3 policët, Kosova të hapë kufirin

by Java News
16/06/2023 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha sot se ende po punohet në planin tre pikësh evropian për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës, e cila sipas tij po krijon kushte të vështira për tërë rajonin. Zoti Escobar tha se asnjë vend ose udhëheqës nuk mund të përcaktojë kursin e stabilitetit rajonal dhe se ndaj atyre që refuzojnë partneritetin do të ketë pasoja. Zyrtari amerikan gjithashtu kërkoi lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës që po mbahen të paraburgosur në Serbi, por tha se hetimet se ku u kapën ata ende po vazhdojnë.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kërkojë lirimin e policëve të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Serbi. Ndonëse tha se hetimet ende po vazhdojnë për këtë çështje, ai shtoi edhe sikur ata të kenë kaluar kufirin, kjo padyshim është bërë pa qëllim.

“Ne nuk po bëjmë një deklaratë të plotë derisa të kemi të gjitha faktet, megjithëse për momentin ka dy skenarë të mundshëm. Njëra është se ose janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës dhe janë dërguar në Serbi, ose kanë kaluar pa dashje kufirin dhe janë gjetur brenda territorit serb. Në të dyja rastet, është shumë e qartë se këta policë nuk kanë pasur qëllim të hyjnë në Serbi dhe ata duhet të lirohen”, tha zoti Escobar gjatë konferencës telefonike me gazetarë.

Ai tha se tensionet nuk janë duke rënduar vetëm situatën në Kosovë dhe Serbi, por tërë rajonin, ndërsa kundërshtoi vendimin e qeverisë së Kosovës për, siç tha ai, mbylljen e kufirit dhe pengimin e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë. Zoti Escobar tha se përpjekjet për shtensionimin e situatës janë duke u bërë në kuadër të planit tre pikësh të Bashkimit Evropian

“Ne besojmë se policia speciale duhet të tërhiqet nga ndërtesat e komunave dhe kryetarët të punojnë nga vende të tjera. Ne besojmë se protestuesit duhet të largohen nga rrugët. Ne besojmë se kushdo që ka kryer veprime të dhunshme kundër KFOR-it apo policisë së Kosovës duhet të mbajë përgjegjësi. Ne besojmë se zgjedhjet e parakohshme me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve duhet të zhvillohen sa më shpejt”, tha zoti Escobar.

I pyetur nëse do të ketë sanksione të tjera ndaj palëve për t’i detyruar ato të plotësojnë kërkesat e Brukselit dhe Uashingtonit, z. Escobar tha se po, por nuk pranoi ti quajë ato sanksione por masa ndëshkuese.

Asnjë vend dhe asnjë udhëheqës nuk do të përcaktojë kursin e stabilitetit rajonal dhe evropian. Pra, ndaj atyre që refuzojnë partneritetin do të ketë pasoja”, sqaroi më tej zoti Escobar.

Ai nuk e përmendi me emër kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, por diplomatët amerikanë ditët e fundit kanë ngritur pikëpyetje nëse zoti Kurti është patner i Shteteve të Bashkuara.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor u pyet disa herë nga gazetarët nëse qëndrimet e Uashingtonit janë më të ashpra ndaj Prishtinës se sa Beogradit, duke marrë parasysh përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për të penguar njohjen e Kosovës, zyrtari amerikan fajësoi Prishtiunën për acarimet e fundit.

“Ndërsa është shumë e vërtetë që një pjesë e çështjes është se Serbia nuk ka përparuar deri në atë pikë sa ne dëshirojmë në rrugën e saj drejt një marrëdhënie paqësore, normale me Kosovën, do të thoja se shumë nga ato që po ndodhin duke filluar nga nëntori kanë qenë për shkak të veprimeve të njëanshme të qeverisë së Kosovës për të imponuar zgjidhje që nuk janë të koordinuara me bashkësinë ndërkombëtare”.

Ai e pranoi që në të dyja vendet shihen përpjekje për të mbajtur nivelin e lartë të tensionit pasi sipas tij ushqehen nga kriza. Por, ai hodhi poshtë pretendimet se Uashingtoni së fundmi po ndihmon më shumë Serbinë se sa Kosovën duke përmendur një mori kërkesash që ai thotë ia kanë refuzuar Serbisë. Ai tha se perëndimi përkrahu Kosovën për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe e njohu rezultatin e tyre megjithë pjesëmarrjen e ulët të votuesve. Zoti Escobar tha gjithashtu se nuk u pranua as kërkesa e Beogradit që të mos përkrahet kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Në asnjë rast gjatë 90 ditëve të fundit, dhe i sfidoj të gjithë që të gjejnë ndonjë gjë që ne kemi bërë që nuk ka shkuar në favor të Kosovës. Tani, e vetmja gjë që kishim, e kishim paralajmëruar Kosovën në lidhje me përdorimin e ndërtesave në veri. Përdorimi i godinave ishte një përshkallëzim i panevojshëm në një kohë kur emocionet ishin të larta”, tha ai.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor sërish përmendi themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si një detyrim të Kosovës, para së gjithash, me komunitetin ndërkombëtar./VOA

Next Post
DETAJET/ SPAK merr në pyetje vajzën e videoskandalit, zbardhet akuza për Safet Gjicin

DETAJET/ SPAK merr në pyetje vajzën e videoskandalit, zbardhet akuza për Safet Gjicin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Finalisti i AGT habit kryeministrin, Dashnor Bushi truke magjie me Ramën (VIDEO)

Finalisti i AGT habit kryeministrin, Dashnor Bushi truke magjie me Ramën (VIDEO)

January 18, 2026
Sulmi Iranian ndaj Izraelit/ Minxhozi: Zanafilla e krizës daton me 7 Tetor. Netanyahu mori një mesazh të fortë me vizitën në SHBA

Një vjetori i Presidencës Trump dhe provincializmi endemik shqiptar

January 18, 2026
VIP-at me NIPT në rrjetet sociale/ Influencerëve dhe blogerëve që nuk regjistrohen në QKB do t’iu bllokohen llogaritë

VIP-at me NIPT në rrjetet sociale/ Influencerëve dhe blogerëve që nuk regjistrohen në QKB do t’iu bllokohen llogaritë

January 18, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 19 Janar 2026

January 18, 2026
Tatimi mbi të ardhurat: Ja lista me 262 profesionet që do jenë objekt tatimi 13-23% nga 1 Janari 2024

Tregu i sigurimeve-Ekspertët: Të drejtpeshohen parandalimi me komepsimin e dëmeve

January 18, 2026
Tarifat ndaj aleatëve të NATO-s për Groelandën-Kryeministri britanik dhe liderët evropianë dënojnë planin e Trumpit

Tarifat ndaj aleatëve të NATO-s për Groelandën-Kryeministri britanik dhe liderët evropianë dënojnë planin e Trumpit

January 18, 2026
Parandalohet krimi në plazhin e Durrësit, kapet 24-vjeçari i armatosur me pistoletë

Parandalohet krimi në plazhin e Durrësit, kapet 24-vjeçari i armatosur me pistoletë

January 18, 2026
BE dhe Mercosur firmosin marrëveshjen historike: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Mercosur firmosin marrëveshjen historike: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

January 18, 2026
“Ramën do ta rrëmbejnë si Maduro”, ftesa e Trump që hodhi në kosh propagandën e Berishës

“Ramën do ta rrëmbejnë si Maduro”, ftesa e Trump që hodhi në kosh propagandën e Berishës

January 18, 2026

Bordi i Paqes, Rama: Nuk janë ftuar të gjitha shtetet e OKB-së, Shqipëria s’do paguajë 1 mld euro

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In