• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Escobar kundër ushtrisë serbe në Kosovë: Duhet të kthehen në institucione, barrikadat duhet të hiqen

by Java News
15/12/2022 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Gabriel Escobar tha në një intervistë për RTS se barrikadat në veri të Kosovës duhet të hiqen nga ata që i kanë vendosur në mënyrë paqësore.

“Nuk dua të paragjykoj rezultatin e negociatave, por dua të them që në kontekstin e kësaj krize, mendoj se mund të shohim jo vetëm fillimin e një zgjidhjeje, por edhe një mundësi për një dialog të ri, per kërkimin e zgjidhjeve afatgjata për këtë rajon”, ka thënë Escobar.

Ai ka përsëritur se Uashingtoni po këmbëngul tek pala kosovare për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, ndaj po kërkon mënyra për të zbatuar këtë pikë të Marrëveshjes së Brukselit.

“Për SHBA-në themelimi i Bashkësisë së Komunave Serbe është një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Edhe për ne është me rëndësi qe te zbatohet ky detyrim sepse ne e kemi mbështetur procesin.  Asnjëra palë nuk mund të tërhiqet në mënyrë të njëanshme prej këtij detyrimi, kështu që do të kërkojmë alternativa për ta bërë kete ide menjëherë realitet’, ka thënëGabriel Escobar.

Escobar tha se tashmë ka pasur bisedime me përfaqësues të shoqërisë civile, organizatave të biznesit, liderëve rinorë “të cilët dëshirojnë që ky komunitet të funksionojë jo vetëm për serbët, por për Kosovën dhe gjithë rajonin”.

“Imagjinoni mundësitë që ekzistojnë brenda një komuniteti që është në kryqëzimin e katër shteteve të rëndësishme ne rajon – Serbisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe për të krijuar një zonë të tregtisë së lirë, një qendër shpërndarjeje për Ballkanin e Hapur, një treg të përbashkët rajonal në kontekstin e procesit të Berlinit”, ka thënë Escobar.

Lidhur me njoftimin e Beogradit se do të kërkojë kthimin e një numri të ushtarëve në Kosovë sipas Rezolutës 1244, Escobar tha se SHBA-të refuzojnë kthimin e forcave serbe në Kosovë sepse, janë kundër militarizimit të problemit, pro dialogut.

“Serbët duhet të kthehen në institucione, barrikadat duhet të hiqen dhe të dëgjohen shqetësimet e njerëzve sepse janë “legjitime dhe në shumë raste të justifikuara. Ata ndihen të izoluar, se nuk kanë përfaqësimin dhe ndikimin e duhur në qeveri që duhet të kenë”, është shprehur ai më tej.

Escobar premtoi se SHBA-të do te marrin iniciativën kur bëhet fjalë për zbatimin e marrëveshjen e tregtisë së lirë. Sipas tij zgjidhja afatgjatë është një integrimi i gjerë evropian për të gjithë rajonin.

/s.f

Next Post
‘Kurrë më nën ligjin e Beogradit’, Rama: Kërkesa e Serbisë për të futur ushtrinë në Kosovë, sikur shqiptarët të donin të hynin në Preshevë

'Kurrë më nën ligjin e Beogradit', Rama: Kërkesa e Serbisë për të futur ushtrinë në Kosovë, sikur shqiptarët të donin të hynin në Preshevë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In