Policia arrestoi autorin e vrasjes së bariut 26 –vjeçar, Mario Laho. Ai është Abaz Isai, 54 – vjeç.
Vrasësi u kap në malin e Gramozit, në tentativë për të kaluar kufirin drejt Greqisë. Burime të policisë bënë me dije se vendndodhja e tij u zbulua nga telefoni celular që mbante me vete.
Policia e rrethoi në mal dhe negocioi me anë të familjarëve të tij që të dorëzohej. 54 –vjeçari u dorëzua pa bërë rezistencë.
Ai pranoi se e kishte vrarë bariun 26 –vjeçar për një sherr për kullotat.