Një ngjarje që mbase nuk habit më.
Rregjistrohet një tjetër rast i dhunës brenda në familje, kësaj here vëllai godet me thikë të vëllanë në Ersekë.
Policia ka arrestuar 28 vjeçarin Gjergji Shkoza, i cili është konfliktuar për motive të dobëta me të vëllanë, E.Sh, 20 vjeçar, duke i shkaktuar atij dëmtime të lehta./java/a.k