• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ermonela Jaho dhe kufijtë e magjisë

by Luan Rama
18/12/2018 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Luan Rama/

«Të vdesësh… të vdesësh në skenë! A është e mundur? – e pyeta Ermonelën dy ditë më parë në Paris duke folur për «Madame Batterfly» dhe «Traviatta». – Po, është, ose ndodh sikur të vdesësh në skenë, pasi në atë çast, kur trupi ka humbur të gjitha ndjesitë e duart i ndjen të mpira, akull, është shpirti që pulson!»…

Po, është shpirti që rijeton një lloj vdekjeje, ashtu siç mund të rijetojë dhe ndjesi të tjera në skenë. Dhe unë i fola për aktorin e «Komedisë Franceze» Rexhep Mitrovica kur dikur që luante në të njëjtën skenë në Teatrin e Bastijës «Ditarin e Nizhinskit», atë tekst madhështor midisë çmendurisë dhe gjenisë, në fund, pas duartrokitjeve ai nuk mundi të ngrihej dot nga ajo tavolinë në mes të skenës, pasi ai kishte «ngrirë», në atë shastisje të madhe të artit, nga ajo «goditje» artistike që të merr frymën dhe të lë në një gendje cerebrale të paimagjinueshme.

Të pashë tek «Batterfly» Ermonela… nesër ti do këndosh «Traviatta», për të dyqind e pesëdhjet e katër herë, për të interpretuar një heroinë aq të dashur për ty dhe për operan botërore. E di që përsëri do të «vdesësh»  në skenë (ah, ç’vdekje e bukur), ashtu siç «vdesin» artistët e mëdhenj, pasi ti ke dy dhimbje të mëdha që bashkohen në atë zemër, në atë zë hyjnor: prindërit e tu që s’kthehen më dhe dhimbjen që kërkon vetë arti. E kështu të imagjinoj si ata peshkatarët e perlave të Oqeanisë, që në një gjendje «apné» dinë të zhyten në ujrat e kaltra dhe të harrohen për kohë të tëra, thua se organizmi funksionon ndryshe, ku njeriu harron një çast jetën dhe përjeton mrekullinë e botës tjetër.

Sa herë ti ngjitesh në skenë më ngjan se përjeton pikërisht këtë dyzim të vetvetes me jetën e skenës, rolin, artin në sublimitetin e vet, aq sa para duartrokitjeve të parreshtura të publikut jo rrallë ti nuk i dëgjon ata, ti je ende e mpirë, e rrëmbyer nga hyjnitë e artit, duke qëndruar për një kohë të gjatë nën pushtetin e tyre, për tu kthyer pastaj dalëngadalë në realitetin njerëzor, për të shijuar plotësisht atë admirim të jashtëzakonshëm që të jep publiku në teatrot e botës.

Dhe unë ende pyes veten: ku janë kufijtë e magjisë të këtij arti të madh?! Dhe duke menduar për ty kthej kokën pas për të pikasur nëpër rrugët e trishta shqiptare e pastaj ato të mërgimit, atë udhë sfidash, muresh, zhgënjimesh, deziluzionesh, e megjithatë, ti ecje, pasi ishte pasioni dhe kujtesa tënde, e jetës, e fëmijërisë, që të shtynte për të ardhur deri këtu, për të ngjitur ato mijra shkallë që ne të shijojmë mrekullinë. Ç’forcë, ç’botë, ç’poetikë dhe ngjyra, drithërime e vibrato mbart ai zëri yt që n’a pështjell, që n’a pushton dhe n’a çon në botra të tjera. Çfarë ndodh vallë në ato çaste që ti këndon, ç’dramë, ç’tragjedi tjetër, personale? Kujtesa dhe dashuritë e gjakut janë pikërisht aty… E kështu ti këndon nga një skenë në tjetër, me gjakun që vërshon ndryshe, me një mistikë gjaku dhe arti. E ndjej, që pas Violetës së «Traviatta»-s ka dhe një nënë, se para Baterflait që vdes para fëmijës së saj, ka gjithnjë një nënë, tëndja. Vajza e dikurshme timide për zë ka një frymë që do t’i këndojë asaj, pasi në qiellin e syve të tua është gjithnjë ajo nënë që kurrë nuk e pa vajzën e saj në skenë, as në Tiranë e as në Opera Garnier, La Scala, Metropolitan, Covent Garden apo Orange, etj. «E strano!» do të shtoja, si zëri i asaj gruaje që u shua dhe nuk është më…

 

Next Post
Tenderi i Unazës së Re, Ylli Rakipi: Më kanë kërcenuar me jetë!

Reagon zv.ministri i Ramës: Hetim urgjent për kërcënimet ndaj Rakipit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In