• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ermonela Felaj: Presidenti ka vënë dorezat e boksit, në shërbim të partisë, PD e LSI kanë kandidatë me të shkuar kriminale

by Ardit Rada
18/03/2021 15:24
Ministrja per Marredheniet me Parlamentin Ermonela Felaj, gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Ligjeve, ku eshte miratuar projektligji per disa ndryshime ne Kodin Penal.	/r/n/r/nErmonela Felaj, Minister of State for Relations with Parliament, during a session of Legal Issues, Puplic Administration and Human Rights Parliamentary Committee.

Ministrja per Marredheniet me Parlamentin Ermonela Felaj, gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Ligjeve, ku eshte miratuar projektligji per disa ndryshime ne Kodin Penal. /r/n/r/nErmonela Felaj, Minister of State for Relations with Parliament, during a session of Legal Issues, Puplic Administration and Human Rights Parliamentary Committee.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj e cila kandidon e 13-ta në listën e PS në Tiranë më 25 prill, në një intervistë në Report Tv teksa ka folur për listat ka bërë dallimet mes kandidatëve së mazhorancës me të opozitës.

Ajo ka deklaruar se PS s’ka kandidatë me të shkuar kriminale ndërsa PD e LSI kanë. Për dorëzimin e listave Felaj thotë se PD nuk respektoi afatet e KQZ, si dhe nuk respektoi kuotën gjinore të përcaktuar. Këtu shtoi se PS garon me një skuadër të mirë dhe ka një ambicie të lartë e cila është e lidhur me të gjitha punët që kanë bërë.

“Ne kemi hyrë në prezantimin e listës në çdo qark. Kur u bë prezente për të gjithë vendin kemi respektuar të gjitha afatet e KQZ, këtë se ka bërë PD madje s’pati një listë kur të gjithë donin të dinin se cilët do të ishin emrat. Në Lsi kanë pasur shumë problematika që me renditjen e kandidatëve. Ne duhet ti mëshojmë fort mbrojtjes gjinore, që gratë të jenë politikbërëse. PS e ka respektuar dhe spati asnjë problematikë të tillë në respektimin e kuotës gjinore. Në listat e partive të tjera kanë shkelur kushte e kuotës gjinore por edhe të dekriminalizimit. Ne s’kemi asnjë kandidat që ka rekorde në drejtësi. Ndërkohë që të dyja partitë e tjera e kanë këtë problem, janë akuzuar për afera korruptive.

Kujtojmë lobimet që bëri në 2017 për zgjedhjet… Ne vijmë me një listë me emra të rinj. Nuk jemi përpjekur tu ofrojmë vende të sigurta veteranëve të PS. Partitë të jenë të hapura dhe ta ndiejnë veten në një stad të barabartë. PS garon me një skuadër dhe ka një ambicie të lartë e cila është e lidhur me të gjitha punët që  kemi bërë. Është e rëndësishme që këto punë të thellohen dhe deri në fund të ofrojmë qasje të reja”, tha Felaj.

Duke iu referuar mënyrës se si kreu i PD Lulzim Basha po zhvillon fushatën, Felaj thotë ai e ka vendosur veten në pozicionin e atij që s’i intereson jeta e qytetarëve dhe rreziku që u kanoset atyre nga COVID. Për Felajn ardhja e Bashës në pushtet është një ëndërr e tij.

“Është flagrante ajo që po bën Basha në emër të një fushate zgjedhore, ska votë që shkëmbehet me shëndetin e qytetarëve, u bëj thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm.  Smund të tregohemi kaq tamafqarë kaq flagrant, Basha është vendosur në pozicionin e atij që si intereson jeta e qytetarëve. Basha ka thënë gjithë këtë kohë se vaksinimi është një shfaqje e Ramës, do sjellë vaksina duke u lidhur me vende të Be. Ardhja e Bashës në pushtet është një ëndërr e tij për shkak të kohës që rri në gjumë”, shtoi ajo.

Për kreun e shtetit Ilir Meta, ajo thotë se ka “zhveshur” kostumin e presidentit duke dalë në fushatë në shërbim të partisë e tij. Sipas saj Meta, Basha, Kryemadhi dhe Berisha janë kundër Reformës në Drejtësi.

“Meta e ka hequr kostumin presidencial prej kohësh  e ka vënë dorezat e boksit e ka hyrë në ring. Po i shërben oartisë së tij. Sjellja e tij turpëruese e dënueshme nga ligji. Ai nënkupton që është një subjekt i drejtësisë së re për të gjitha zullumet që ka bërë në detyrën e presidentit. Meta Basha dhe Kryemadhi, Berisha janë kundër reformës në drejtësi madje kanë deklaruar se ditën që do vijnë në pushtet do ta zhbëjnë reformën në drejtësi. Korrupsioni në fushën e drejtësisë ka penguar ecjen përpara.

Ilir Meta është bërë agresiv. E gjitha tregon se kanë frikë dhe janë të humbur në këtë betejë. Janë shumë të vegjël dhe kjo i zvogëlon gjithmonë në atë që bëjnë. Ligjin zgjedhor se garanton as meta dhe askush tjetër.  Ky lloj tensioni është bërë për të krijuar idenë se kanë mbështetje dhe do të vijnë në pushte por kjo sështë e vërtetë. Unë për vete jam e qartë që ska arsye për ti besuar dhe as për ti marrë në konsideratë”, nënvizoi Felaj.

Felaj ka folur dhe për situatën problematike të krijuar nga sirianët të cilët sot janë zhvendosur nga Babrruja për t’u izoluar në një qendër të mbyllur të emigrantëve të paligjshëm në Karretë Vorës. Në fillim të këtij viti Felaj thotë se kaluan në parlament ligjin për azilin, i cili ofron standarde të trajtimit të tyre.

“I gjithë emigracioni i paligjshëm kalon nga Turqia në Greqi nga Greqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në vende të Be. Jemi si vend tranzit. Lista kundër migracionit të paligjshëm dhe fenomene të tjera që e shoqërojnë janë fenomeme që nuk frenohen bashkarisht. Në fillim të këtij viti ne kaluam në parlament ligjin për azilin. Një ligj që ofron  standarde të qarta të trajtimit të tyre. Ne kemi një qendër kombëtare të pritjes së këtyre emigrantëve.

Jemi duke bashkëpunuar me frontex agjenci evropiane që ka një eksperiencë të çmuar në këtë fushë dhe jemi vendi i parë në ballkan që e kemi këtë bashkëpunim me Frontex. I gjithë ky fluks është një fluks që edhe në linjat e ligjit të ri për azilin do të dimë ta menaxhojmë e ti japin drejtim. Edhe si komision sigurie kemi pasur rast të jemi në të gjitha qendrat e pritjes dhe shqetësimet që kemi marrë nga punonjësit dhe kategoria e njerëzve ne i kemi reflektuar në ligj. E gjitha këron bashkëpunim ntë fortë ndërkombëtar”./a.p

Next Post
Sherri në Elbasan, Boçi: Lucës i duket vetja trim! Si guxon ai të godasë një figurë si unë?!

Sherri në Elbasan, Boçi: Lucës i duket vetja trim! Si guxon ai të godasë një figurë si unë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In