• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ermira u vra pasi kërkoi t’i jepte fund lidhjes jashtëmartesore, autori dhëndër i ish-deputetes së LSI”

by A R
11/02/2017 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ngjarjes që tronditi dje mbarë opinionin publik, ku një 32-vjeçar vrau të dashurën në makinë dhe më pas veten, dalin të tjera detaje të rëndësishme.

Një vajzë ka treguar për redaksinë e JOQ informacione të rëndësishme lidhur me Drini Dervenin dhe Ermira Arapin.

Sipas raportueses së JOQ, Ermira jetonte prej kohësh në Fier, ku kishte një biznes perdesh, ndërsa bashkëshorti i saj jeton në Greqi. Ky i fundit kishte marrë edhe vajzën 6-vjeçare sepse donte ta arsimonte në Greqi, ndërsa mësohet se vinte rrallë në Shqipëri, rreth 1 herë në 3 muaj.

Gjithashtu, vajza shkruan për JOQ se e njihte mirë edhe Drinin, autorin e krimit të dyfishtë, i cili është gjithashtu i martuar dhe ka dy fëmijë. Sipas raportueses, Drini Derveni është i martuar me vajzën e Angjelina Kola, ish deputete e LSI.

Viktimat kishin vite së bashku, ndërsa Drini nuk duronte faktin që Ermira donte të ndahej, madje një herë ai e kishte kapur për flokësh dhe e kishte futur me dhunë brenda në makinë. Sipas rapoertueses së JOQ, ky mendohet se është shkaku që çoi në vrasjen e 29-vjeçares dhe më pas vetëvrasjes së Dervenit.

“Përshëndetje JOQ. Dua t’ju informoj disa të dhëna për Ermira Arapin, vajzën që u vra ditën e djeshme nga i dashuri në Shën Pjetër të Fierit. Kisha disa njohje me viktimën. Ajo kishte një biznes perdesh në qytetin e Fierit. Kohët e fundit vajzën e madhe ia mbante bashkëshorti në Greqi. Burri i vinte shumë rrallë në Shqipëri, 1 herë në 3 muaj. Gjithashtu njoh dhe vrasësin, pra të dashurin e asaj. Drini ishte dikush me emër në Fier. Ai e keqtrajtonte të shoqen dhe e mbante të mbyllur. Drini është dhëndri i ish-deputetes së LSI. Angjelina Kola është ish deputetja. Viktimat kishin vite së bashku. Bashkëshorti i Ermirës nuk dyshonte pasi jetonte në Greqi, një vit ka ndenjur në Holandë. Ermira donte të ndahej nga Drini, por ai e kërcënonte se do ta vriste, madje njëherë në mes të rrugës e ka kapur nga flokët dhe e ka marrë me dhunë në makinë, besoj se kjo ka qenë shkaku i vdekjes, fakti që ajo donte të ndahej”

Next Post
PD: Pasi rriti çmimin e energjisë, qeveria po i vjedh qytetarët me mbifaturime

Sulmi i kryeprokurorit ndaj ambasadorit Lu, Duma: Ne reaguam kur Rama sulmoi Trump...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ky është punonjësi i OSHEE-së që humbi jetën në Himarë, Karakaçi: Ndajmë dhimbjen me familjen

Ky është punonjësi i OSHEE-së që humbi jetën në Himarë, Karakaçi: Ndajmë dhimbjen me familjen

July 22, 2026
Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë që nga 11 qershori! Ndikojnë Gjiri Persik dhe sulmet e Ukrainës

Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë që nga 11 qershori! Ndikojnë Gjiri Persik dhe sulmet e Ukrainës

July 22, 2026
Një trëndafil për Enrikun, miqtë mblidhen për të kujtuar gazetarin e ndjerë

Një trëndafil për Enrikun, miqtë mblidhen për të kujtuar gazetarin e ndjerë

July 22, 2026
Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shëngjin, 31-vjeçari humb kontrollin e “Audi”-t dhe përplaset me murin e dy makina të parkuara

Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shëngjin, 31-vjeçari humb kontrollin e “Audi”-t dhe përplaset me murin e dy makina të parkuara

July 22, 2026
Kina kryeson zhvillimin global të robotëve humanoide me mbi 400 produkte të plota robotike

Kina kryeson zhvillimin global të robotëve humanoide me mbi 400 produkte të plota robotike

July 22, 2026
Ekskluzive/Sondazh: 60% e shqiptarëve duan më pak bashki se sa janë sot

Ekskluzive/Sondazh: 60% e shqiptarëve duan më pak bashki se sa janë sot

July 22, 2026
Shuhet në moshën 89-vjeçare akademik Emin Riza, studiuesi që la gjurmë në mbrojtjen e trashëgimisë shqiptare

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademik Emin Riza, studiuesi që la gjurmë në mbrojtjen e trashëgimisë shqiptare

July 22, 2026
Përshkallëzohet lufta, shpërthime në Teheran dhe sulme të reja amerikane ndaj objektivave ushtarake iraniane

Përshkallëzohet lufta, shpërthime në Teheran dhe sulme të reja amerikane ndaj objektivave ushtarake iraniane

July 22, 2026
Spahiu: Turizmi është interes kombëtar, opozita të ndalë dëmtimin e imazhit të Shqipërisë

Spahiu: Turizmi është interes kombëtar, opozita të ndalë dëmtimin e imazhit të Shqipërisë

July 22, 2026
“U hodh në rrugë nga partia e tij”, analiza e akademikut Fuga për Erion Veliajn

Plutarku në “jetë paralele” dhe partitë politike në Shqipëri!

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In