• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ermira Mehmeti: Vajzat që montuan bisedën erotike i njoh, më shantazhuan

by A R
01/04/2016 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja Ermira Mehmeti, ka thyer heshtjen në lidhje me një incident ku ajo është përfshirë si dhe zv/kryeministri maqedonas, Musa Xhaferi. Ajo ka folur sot në mbrëmje për emisionin ‘Opinion’ të gazetarit Blendi Fevziu në një lidhje direkte telefonike lidhur me publikimin e një videoje audio me përmbatje erotike nga ana e të dy zyrtarëve.

Teksa ka dhënë argumentat e saj, deputetja Mehmeti tha se audio është thjesht një montazh, teksa tha se ajo vetë është në dijeni të emrave dhe fotot e vajzave dhe personave të tjerë që kanë marrë pjesë në realizimin e kësaj videoje. Sipas saj, qëllimi i vetëm i publikimit është denigrimi i figurës së një politikaneje shqiptare që i ka rezistuar problemeve dhe grindjeve politike.

Përgjimi i një bisede është apo jo i vërtetë, është i zhvilluar nga ju?
Mehmeti: Unë them se ajo bisedë është një montazh i prodhuar në laboratoret e nëntokës për të më shantazhuar politikisht dhe financiarisht. Kam pranuar 3-4 oferta shantazhuese dhe s’ka asnjë qëllim tjetër përpos të më diskretitojë si një femër, politkane një brezi politikanësh të shkolluar që përfaqëson shqiptarët për të cilët ishte krijuar bindje se janë të pashkolluar.

Tërësisht apo ka elementë të montuar?
Nuk dua të bëj rolin e prokurorit këtu, kam bërë një denoncim që ata të bëjnë punën e tyre. S’mund ta mohoj që diku aty paraqitet edhe zëri im, por po them se video është prodhuar në laboratoret e nëntokës ekskluzivisht për të më diskretituar mua dhe për faktin që kam mbajtur qëndrime kritike ndaj qeverisjes, por ne momente te caktuara të partisë që jam pjesë por për fat të keq edhe ndaj personit me të cilin më kanë identifikuar në këtë lloj komunikimi.

Midis jush nuk ka pasur asnjë komunikim diçka më shumë se sa miqësor?
Të gjitha kualifikimet janë objekte interpretimesh, s’mendoj se kjo është tema e bisedës. Problemi dhe esenca është me çfarë plumbash goditen politikanët shqiptarë në Maqedoni me vjen keq për rivalët politikë që ranë në këtë grackë.

Pse ju reaguat me vonesë? S’mendoj se kam reaguar me vonesë se ajo ca është kërkuar nga unë është që ta denoncoj rastin e kjo është ajo që kam bërë. Unë s’mund të bëhem kurban i sensacioneve dhe ekzaltimit mediatik. Kjo është një tronditje e madhe për mua dhe veçanërisht e familjes sime. S’ka dy vite kur edhe atëherë isha pjesë e një videoje të montuar…jam në një gjendje jo të lehtë dhe emotive. Pse vazhdimisht goditet personaliteti im? Jam e vetmja që jam objekt e këtij lloj trajtimesh?

Dyshoni që në këtë inskenim ka dorë partia juaj apo autoritetet maqedonase?
Jam e bindur që këto lloj montimesh janë asgjë e re për shoqërinë shqiptare që jeton në trevat e ish-¬Jugosllavisë, luftën politike e bëjnë me shërbimet e shtetit. Shteti bën ç’të dojë me fatet tona.

Ka BDI dorë në këtë çështje?
E përjashtoj atë skenar. Kam qenë e shantazhuar që nga janari i vitit 2016. Ka ardhur pikërisht nga personi që i pari ka publikuar ato video montazh, pastaj nga figura kontroverse më ka dërguar mesazhe përmes personave që unë i njoh në Shkup, dhe në fund ndodhi kjo që ndodhi. Mendoj se skenari është i qartë, targeti ka qenë denigrimi i një personaliteti publik që ka arritur të mbijetojë në një skenë shumë problematike politike në Maqedoni.

Dini edhe emrat e personave që janë përfshirë në audio?
Dua të flas vetëm në emrin tim, askush në këtë moment s’më bën aspak përshtypje. As vajzt e tjera që janë aty, zërat e të cilave janë aty dhe ju siguroj se më kanë informuar se kush janë ato. Edhe emrat dhe fotot, por duke qenë një person korrekt do përmbahem dhe s’do ja shkatërroj jetën atyre që kanë dashur të më shkatërrojnë jetën mua këto ditë.
Hetimet?
Së shpejti mund të priten rezultate.

Next Post

Kamionët me naftë nga Serbia mund të futen në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

July 2, 2026
Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

July 2, 2026
Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

July 2, 2026
VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

July 2, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

“Duhet të hyjmë në BE me çdo kusht para Serbisë”, Nazarko: Deputetët e PS e lanë Ramën vetëm!

July 2, 2026
“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

July 2, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Ilir Beqaj: Qëndrimi në kafazin e sigurisë cenon komunikimin me avokatin dhe prezumimin e pafajësisë

July 2, 2026
Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

July 2, 2026
“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

July 2, 2026
VIDEO NGA  DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In