• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ermal Meta: Turpi italian me Shqipërinë në Eurosong!

by Java News
01/06/2018 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sikurse pati premtuar, Ermal Meta do të mbajë sot një koncert në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë të organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Ai ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku zhvilloi edhe një takim special me Kryebashkiakun Veliaj. Sot gjithashtu këngëtari shqiptar ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinj dhe shqiptarë ku ka treguar pjesë nga jeta e tij.

Ermal Meta ka thënë që askush nuk lind i famshëm, vetëm Jezusi ka lindur I tillë dhe duhet shumë punë për të arritur atu ku dëshiron. Qielli është shumë i madh dhe ka vedn për të gjithë është shprehur Meta.

“Nuk lind njeri i famshëm, vetëm Jezusi ka lindur i famshëm. Duhet punë për të arritur aty ku dëshiron. Ndjej kreativitetin, në fillim luaja në piano dhe kitarën nuk e llogarisja fare, në shtëpi me vëllain më tha të lozja basketboll dhe i thashë jo nuk dua se s’di, pas 3 minutash thyeva këmbën, 3 muaj nuk ulesha dot në piano, nga kjo mora një mik dhe i thashë më sill një kitarë, dhe ai ma solli, në atë moment zbulova një botë tjetër, piano është horizontale, ndërsa kitara është horizontale dhe vertikale.

Shkruaja këngë por jo të gjithë i kuptonin dhe madje më pyesnin çfarë është kjo. Më pëlqejnë njerëzit që shprehin kreativitetin përmes artit. Arti dhe muzika në veçanti është shumë arrogant dhe nuk kërkon leje kurrë, pra e bën fakt të kryer, vjen kënga siç mund të gjesh dikë brenda në shtëpi dhe nuk të ka kërkuar leje për të hyrë. Kur kam shkruajtur këngë nuk e kam marrë parasysh publikun pasi i shkruaj për vete. Shqipëria më mungon çdo ditë, më mungon shumë. E kam humbur praktikën e gjuhës shqipe por jo praktikën e zemrës.Këngën që fituan SanRemon e shkruajtëm pasi në çdo vend të Europës ka frikë, dhe ne si muzikantë mundohemi ta mbledhim dh eta transformojmë.

Një këngë nuk mund ta ndalojë luftën por mund të japë shpresa të vogla, çdo gjë kalon, edhe ato më të këqinjtë e njerëzimit sikur të kishin menduar që jeta nuk eshtë ë pafundme do ta kishin jetuar më mirë. Nuk kam momentalisht një bashkëpunim por do të doja shumë”, tha ai.

Do t’ju pëlqente të këndonit shqip dhe a do të shohim një këngë tuaj në gjuhën tonë?

“Jam rritur në Itali dhe nganjëherë më bëhet shumë e vështirë të shkauaj shqip pavarësisht se kam bërë 2-3 këngë por duhet studiuar në mënyrë më të saktë. Ishte një gjë shumë e rrallë që ishin 3 shqiptarë, Eugenti ka zë të mahnitshëm dhe ishte ai që këndoi më mirë nga ne të tre, meritonte 12 pikë dhe më erdhi shumë turp që Italia nuk ja dha, dhe kam bërë sherr atje për këtë fakt. Jam shumë krenar që jam shqiptar, një fëmijë nuk e zgjedh dot atdheun dhe vendin ku do të lindi, por nese do kisha mundësi të rilindja dhe të kasha koishiencë përsëri do të zgjidhja të lindja këtu.

I pyetur nese a do të këndonte anglisht për të hyrë në tregun botëror, Ermali është përgjigjur që nuk ka nevojë tregu anlez për të dhe as ai për tregun anglez.

“Motoja e jetës simë është: Këmbët në tokë dhe kokën në ajër, pra duhet të jem shumë i gjatë, nuk jam por e imagjinoj se si jam. Në Tiranë tamam kam qënë në 1992, më pëlqën shumë, pasi para 3 vitesh kam qënë vetëm për 4 orë dhe nuk e pashë fare.


Kësaj here i shpërlava sytë pasi në ’92 kam qënë për një arsye të zezë, më pëlqën Tirana. Doja të falenderojë të gjithë ato që më kanë thënë që ti me muzikën nuk ke asnjë lidhje.
Të bëjnë mirë edhe ato që të injurajonë edhe ato që të dekurajojnë, i falenderoj me të vertëtë.


Gjëja e fundit që më ka bërë për të qarë kanë qënë padrejtësitë në San Remo, akuzat që më lënduan shumë, pasi nuk më përkasin, dhe fakti që ndenja në heshtje për dy ditë, nuk dola fare, ndenja me pizhama për dy ditë”, u shpreh Meta.

ma.me

Next Post
VIDEO/ Për pak përplaset nga makina, drejtuesi i biçikletës i kthehet me thikë

VIDEO/ Për pak përplaset nga makina, drejtuesi i biçikletës i kthehet me thikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

July 29, 2026
La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

July 29, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Deklarata e fortë e Braçes: Në PS ka luftë të brendshme, duan të më eliminojnë politikisht

July 29, 2026
polizia italian

Horror në Itali: Burri porosit vrasjen e ish-gruas, plani zbulohet para ekzekutimit

July 29, 2026
Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

Beqiri sulmon Berishën: Nuk e do marrëveshjen e mbrojtjes me SHBA, shkatërroi ushtrinë shqiptare

July 29, 2026
Fauci hesht për origjinën e COVID-19 në Kongres, Trump: Idetë e tij ishin të çmendura

Fauci hesht për origjinën e COVID-19 në Kongres, Trump: Idetë e tij ishin të çmendura

July 29, 2026
Debati për financimin e koncertit të Kanye West, Gonxhja tregon arsyet e vendimit të qeverisë

I quajti “tufë budallenjsh”, Gonxhja sqaron deklaratën për protestuesit: E kisha për të dhunshmit

July 29, 2026
Çmimi i një numri të gabuar

Çmimi i një numri të gabuar

July 29, 2026
“PS mori 36.05% të kohës së transmetimit, ndërsa opozita 63.95%”, Rama u përgjigjet akuzave për “regjim” me raportin e AMA-s

“PS mori 36.05% të kohës së transmetimit, ndërsa opozita 63.95%”, Rama u përgjigjet akuzave për “regjim” me raportin e AMA-s

July 29, 2026
Aksident i rëndë në Kosovë, kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

Aksident i rëndë në Kosovë, kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com