Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka nisur turin e koncerteve në Itali, por një prej fanseve të tij e ka surprizuar në Bari.
Vajza mbante në duar një pankartë në të cilën i shprehte dashurinë si artist dhe i kërkonte të martohej me të.
“Ermal të dua, do martohesh me mua?”- shkruante fansja, emri i së cilës ishte Fracy. Ermali ndërpreu koncertin dhe u fut midis turmës së publikut ku gjeti vajzën të cilën e puthi dhe përqafoi në shenjë falenderimi.
Këngëtari më pas e ka marrë pankartën për t’ja treguar gjithë publikut. Fancy, siç shkruajnë mediat ishte një vajzë 10 vjeçare. (BW)