• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Ermal Meta la pas muzikën dhe… sherrin meskin

by A R
02/06/2018 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Ka mjaftuar një koncert i parë prezantues i këngëtarit shqiptar Ermal Meta në Tiranë, që përshtypjet pozitive të eventit të pasohen nga kritika e shpoti të të gjitha llojeve. Ka nga ata që ankohen se paskëshim dëgjuar një këngëtar të cilin se kuptojmë, ashtu siç ka të tjerë që paraqesin varfërinë tonë si popull për të justifikuar refuzimin e tyre ndaj koncertit dhe vetë Metës.

Është e vërtetë që këngët  e fierakut të natyralizuar si italian kanë tekste dhe muzikë me përmbajtje të thellë. Meta është një ndër kantautorët më premtues që panoramës së sotme muzikore të Italisë, e cila njihet për brezat legjendarë të këngëtarëve të saj kaq të njohur edhe mes nesh.

Nëse Ermal Meta bën muzikë të sofistikuar, është dicka e përkryer që me këtë produkt të ketë kontakt edhe publiku i tij këtu në Shqipëri. Sepse këto lloj kontaktesh janë ndër të vetmet mënyra për t’i ikur trashëgimisë së stërzgjstur të tallavasë dhe muzikës me tonalitete të kopjuara greko-sllavo-arabe që mbushin radiot dhe diskot shqiptare verë e dimër. Mirëse te vijë një këngëtar niveli që na nxjerr qoftë dhe për dy orë nga llumi i muzikës së sotme komerciale shqiptare.

Sa për faktin që “s’kemi bukë, ç’na duhet koncerti”, këtë më mirë se askush ia ka shpjeguar shqipove Saimir Kumbaro me “Koncert në vitin ’36”! Muzika është vlerë dhe si e tillë nuk dëmton askënd. Nëse honorari i Ermal Metës paska qenë zgjidhje e halleve ekonomike të shqiptarëve, atëhere ja vlen të jemi pak më të varfer, por të njohim një këngëtar tonin që as ka ndryshuar emrin dhe as e fsheh faktin që është shqiptar.

Nuk janë honoraret e këngëtarëve shkaku i varfërimit të këtij vendi. Problemi është se ky vend ka shumë pak kulturë, libra dhe muzikë për të qenë. Ermal Meta  është një zë që ja vlen të degjohet ku e ku më parë se “çingijet” me buzë e gjoks të bërë me silikon që enden ekraneve tona në cdo ditë të vitit./JavaNews.al

Next Post
Rezultatet e Fizikës kuantike kundërshtojnë Ajnshtajnin

Rezultatet e Fizikës kuantike kundërshtojnë Ajnshtajnin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In