• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ermal Meta dhe Bushpepa ndezin sonte Tiranën, Rita Ora vjen në 3 qershor

by Java News
01/06/2018 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Mezi pres. Ju dua shumë.” Këto kanë qenë fjalët e para të Ermal Metës për koncertin, i cili do të zhvillohet sot në sheshin “Skënderbej”, ndërsa konfirmonte ardhjen në Tiranë një muaj më parë. Ndërsa prej javësh kanë nisur përgatitjet për koncertin, këngëtari ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram”, ku duket se po udhëton nga Italia për në Shqipëri. “Tirana po vij. Nesër koncert në sheshin “Skënderbej”, ka shkruar Ermal Meta në foton e publikuar.

Këngëtari me origjinë nga Fieri, jeton në Itali që në moshën 13-vjeçare dhe tashmë është një nga këngëtarët më me famë dhe të dashur atje. Kujtojmë që Ermali u shpall fitues i “Sanremos” dhe përfaqësoi shtetin italian në “Eurovizion”, ku u rendit i 5-i me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Edhe pse deri para dy vitesh ai nuk njihej mirë në Shqipëri, Ermali tashmë është imponuar në tregun muzikor në Itali. Ai ka shkruar këngë për yje të famshëm si Marko Mengoni, Emma Marrone, Chiara, Annalisa, Patty Pravo etj. Natyrisht ashtu sikurse për çdo emigrant edhe fillimet e tij nuk ishin të lehta.

“Fillova duke kënduar në disa grupe në qytetin e Barit në Puglia. Me një në veçanti, grupin “La Fame di Camilla”, publikuam tri albume nëpërmjet etiketës diskografike “Universal”. Njëkohësisht kompozoja këngë dhe shkruaja tekste për këngëtarë me famë në Itali” ka rrfyer ai gjatë intervistave me gazetarët.

Emigranti nga Fieri me kurajën e tij të madhe filloi të shënojë suksese të mëdha përtej Adriatikut. “Tregu muzikor italian nuk është shumë i madh dhe për këtë arsye edhe shumë i vështirë. Dua të them që nuk ta lë njeri vendin e vet. Ndryshe nga ata që kanë lindur dhe janë rritur në Itali, ti ke lindur në Shqipëri, madje në Fier” ka pohuar Meta gjatë intervistave të tij, duke theksuar se “Unë kam lindur në Fier dhe kam pasur një fëmijëri si pjesa më e madhe e fëmijëve shqiptarë në ato vite. Në Tiranë kam qenë pak herë kur isha i vogël dhe jo për arsye të lidhura me muzikën”.

Jo vetëm me tekstin dhe muzikën e tij, por edhe me përfaqësimin në kauza sociale, Ermali i ka fituar zemrat e publikut shqiptar dhe atij italian. Sot e gjithë Tirana do të jetë në shesh për ta përshëndetur dhe për ta duartrokitur muzikën e tij dhe mesazhet e adhurimit për kantautorin nga fansat nuk mungojnë në rrjetet sociale.

Meta në skenë me Eugent Bushpepën
“Mezi pres performancën tuaj në datë 1 qershor në sheshin “Skënderbej”. Ju presim”, ka shkruar kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj. Kryeqyteti shqiptar, Tirana, këtë verë pritet të jetë shumë ‘e gjallë’, me shumë koncerte të organizuara. Kryebashkiaku ka lajmëruar në fillim të majit edhe koncertin e radhës të Rita Orës Por ndërsa ishte lajmëruar vetëm koncerti i Ermal Metës, kryebashkiaku Erjon Veliaj ka konfirmuar edhe ngjitjen në skenë me Eugent Bushpepës më 1 qershor. Të dy këngëtarët ishin pjesëmarrës në Eurovision, ku Eugenti përfaqësonte Shqipërinë, derisa Ermali ishte për Italinë. Pjesëmarrëse ishte edhe Eleni Foureira, duke përfaqësuar Qipron, dhe u rendit në vendin e dytë, Italia ishte në pozitën e pestë, ndërsa Shqipëria arriti vendin e 11-të.

“Mezi pres performancën tuaj në datë 1 qershor në sheshin Skënderbej. Ju presim”, ka shkruar kreu i Tiranës.
Suksesi i Ermal Metës aktualisht në Itali është i jashtëzakonshëm. Ai ka arritur të bëjë rreth  900 koncerte live në të gjithë Italinë dhe kudo është pritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Ndërkohë që publiku shqiptar pret me padurim koncertin e sotëm të Ermal Metës, duhet të kujtojmë se në datën 3 Qershor Sheshi “Skënderbej” pritet “të digjet” nga energjia e artistes shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Tirana do të përjetojë dy net të mrekullueshme me dy emra të skenës botërore që i bëjnë shqiptarët gjithmonë krenar.

a.ç

Next Post
VIDEO/ Festat e nëntorit, Rama: Ekspozitë unikale, larg katundit politik e mediatik

VIDEO/ Sot dita e fëmijëve, Rama mesazh të veçantë për 1 qershorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In