• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ermal Kuqo, zbulues i talenteve në LA Clippers kritik me Shqipërinë

by Java News
27/12/2017 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ermal Kuqo është drejtues i Departamentit të Zbuluesve të Talenteve te Los Angeles Clippers, një prej ekipeve kryesore të NBA. Atë që nuk bëri dot si sportist për të luajtur në NBA, po e bën tashmë si një tjetër aktor i rëndësishëm në kampionatin më të bukur të basketbollit në botë. Te Clippers-at e filloi si këshilltar, por brenda një periudhe të shkurtër ngjiti shumë shkallë njëherësh.“Për një kohë shumë të shkurtër arrita të jem drejtor i Departamentit të Scout Pro, jo vetëm për Europën, por ndërkombëtarisht”, deklaroi Kuqo, shkruan Top Channel.

Duke dalë nga një familje basketbollistësh, Ermali dukej se ishte “dënuar” që të merrej me basketboll. Nga fillimet me Tiranën, edhe pse me një mbiemër që e lidh më tepër me Partizanin, në Turqi, Spanjë dhe deri tek Los Angeles Clippers, janë në mes 23 vjet karrierë si basketbollist: “Tirana ka qenë ekipi ku jam rritur si basketbollist, por unë jam partizans (qesh)”.

Këtë karrierë të gjatë, Ermali e ndërpreu në gusht 2016, por pa e çuar ndër mend të largohej nga sporti i koshit, dashuria e madhe e jetës së tij.

“Trajner nuk doja të bëhesha, pasi eshtë një fushë shumë ndryshe dhe unë jam pak si diktator. Kam luajtur me shumë lotjarë që kanë qenë të padisiplinuar dhe kur mendoja sikur të isha trajneri i tyre… Nuk do të përfundonte shumë mirë dhe besoj se nuk do të kisha karrierë të gjatë si trajner”, shprehet Kuqo.

Kur e pyet për basketbollin shqiptar, Kuqo mbetet konstant në qëndrimet e tij kundër mënyrës se si drejtohet ky sport në vendin tonë: “Për të zbritur tek lojtarët, duhet të shohim kokën, pasi peshku qelbet nga koka. Këtu, çdo njeri që përfundon Institutin Sportiv e ndjen veten trajner basketbolli, merr disa topa dhe ia jep kalamajve vetëm për të fituar para’. E shohin këtë sport thjesht për para’, jo për të rritur breza sportistësh”.
Edhe në grumbullimet e fundit të kombëtares së basketbollit, sytë e trajnerëve dhe drejtuesve të Federatës Shqiptare të Basketbollit mbeten tek elementët që vijnë nga jashtë.

“Arsyeja kryesore përse kërkojnë shpëtim nga jashtë është sepse mendojnë që ata janë përgatitur andej dhe këtu do të na sjellin ndonjë gjë tjetër. Unë kam qenë pjesë e ekipit kombëtar kur u mblodh kombëtarja e parë dhe na futën në motel. I binte derës recepsionisti dhe na nxirrte jashtë sepse vinte klienti i rregullt”, kujton Kuqo.
Megjithatë, e ardhmja e tij, siç vetë e pohon, është basketbolli më i bukur në botë, NBA, dhe të gjitha këto kritika të ashpra lidhen vetëm me dashurinë e tij për këtë sport dhe që në këtë vend, në një të ardhme, të dalin sërish emra si Ermal Kuqo.

“Unë nuk kam asnjë lloj interesi. Unë nuk dua të bëhem as sekretar federate, as president federate. Unë nuk kam ndërmend të kthehem më në Shqipëri”, thotë Kuqo, përgatiti ”Express”. (b.an)

Next Post
Pse mjekët nuk sëmuren, disa këshilla që ju vlejnë shumë…

Pse mjekët nuk sëmuren, disa këshilla që ju vlejnë shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

August 24, 2026
Arrestohet 34‑vjeçari që kanosi me armë zjarri tre shtetas, sekuestrohen pistoleta dhe municion luftarak

Arrestohet 34‑vjeçari që kanosi me armë zjarri tre shtetas, sekuestrohen pistoleta dhe municion luftarak

August 24, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Edhe një herë për të majtët që iu mbajnë flamurin fashistëve në protestë

August 24, 2026
Përkeqësohet gjendja e monarkut më të vjetër në Evropë, Pallati Mbretëror: Ka reaguar ndaj trajtimit

Përkeqësohet gjendja e monarkut më të vjetër në Evropë, Pallati Mbretëror: Ka reaguar ndaj trajtimit

August 24, 2026
U emërua në mënyrë të paligjshme, shkarkohet prokurori në SHBA

U emërua në mënyrë të paligjshme, shkarkohet prokurori në SHBA

August 24, 2026
Qeveria miraton 53.3 milionë lekë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga murtaja e ruminantëve

“Pasqyrë Albania”: Si do të funksionojë platforma e re e qeverisë për shërbimet dhe ankesat e qytetarëve

August 24, 2026
Gjenden mbetjet mortore të 23 personave në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”

Gjenden mbetjet mortore të 23 personave në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”

August 24, 2026
Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

August 24, 2026
Nga divorci te hashashi, dy pistat e hetimit për ekzekutimin e babë e bir në Dukagjin

Nga divorci te hashashi, dy pistat e hetimit për ekzekutimin e babë e bir në Dukagjin

August 24, 2026
Sërish fluks i lartë në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit

Sërish fluks i lartë në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com