Ermal Fejzullahu tallet me veten: Fotoja e dasmës time, 200 kg më pak
Shtatë vite më parë ai vuri kurorë me bashkëshorten e tij Ariana Fejzullahu, dhe si fryt i dashurisë së tyre janë bërë prindër të tre fëmijëve.
Ndonëse u martua fare i ri në moshë, Ermali duket i plotësuar dhe i kënaqur me familjen e tij, sa që herë pas here bën postime dhe dedikime si për fëmijët edhe për të shoqen.
Por ndërsa sot bën shtatë vjet martuar, ai publikon një fotografi nga dasma në Instagram.
Fotoja është shoqëruar edhe me një koment thumbues, ku bashkëngjitur saj shkruan, “7 vjet dhe nja 200 kg ma pak, hahaha dasma”.











