• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erling Haaland ka një dobësi, i ka kushtuar mbi 500 mijë dollarë…

by A R
09/07/2026 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ylli norvegjez i futbollit Erling Haaland nuk tërheq vëmendjen vetëm me golat dhe paraqitjet spektakolare në fushë, por edhe me stilin e tij të veçantë. Sulmuesi i Manchester City zotëron një koleksion të rrallë çantash Hermès, me një vlerë që i kalon 500 mijë dollarë, bën të ditur revista Hello.

25-vjeçari, i njohur për pasionin ndaj modës, ka në koleksion disa nga modelet më të kërkuara të markës franceze, shumë prej të cilave janë edicione të kufizuara.

Haaland zotëron disa çanta Hermès Haut à Courroies (HAC), modele ikonike që janë krijuar shumë përpara çantës së famshme Birkin dhe konsiderohen si pararendëset e saj. Fillimisht të dizajnuara për kalorësit, këto çanta janë më të mëdha se Birkin dhe sot janë ndër më të kërkuarat në tregun luksoz.

Në koleksionin e tij gjenden të paktën katër modele HAC 50, mes tyre edhe dy versione të rralla “Endless Roads”, me një dizajn që paraqet një rrugë malore. Çdo çantë e tillë vlerësohet rreth 45 mijë dollarë.

Ai zotëron gjithashtu modele si Evercalf Toile Cargo HAC 40, me vlerë rreth 50 mijë dollarë, Multi-Pocket HAC 40, që kushton afro 69.500 dollarë, si dhe HAC Rock Black, e vlerësuar në rreth 68 mijë dollarë.

Edhe çantat më të vogla që ka në garderobë kushtojnë shuma marramendëse. Modeli Black and Orange Togo HAC Casaque 40 shitet për rreth 33 mijë dollarë, ndërsa Kelly Depeches 25 kap vlerën mbi 13 mijë dollarë.

Edhe partnerja e tij prej vitesh, Isabel Haugseng Johansen, ka një çantë që konsiderohet ndër më të shtrenjtat në botë: Hermès Birkin 25 Himalaya Niloticus Crocodile.
Çifti është bashkë që nga viti 2021, por njihen që në fëmijëri pasi janë rritur në të njëjtin qytet norvegjez, Bryne, ku luanin edhe në të njëjtin klub futbolli. Në dhjetor të vitit 2024 ata u bënë prindër për herë të parë.

Ai ka zbuluar se partnerja ishte ajo që hodhi hapin e parë në njohjen e tyre, duke i dërguar një mesazh në rrjetet sociale.

“Të dyve na pëlqen të luajmë Minecraft. Rrijmë, ndërtojmë shtëpi së bashku ose kthehemi në Bryne dhe porosisim kebab”, ka treguar sulmuesi.

Sipas Forbes, pasuria e Erling Haaland arrin në rreth 80 milionë dollarë, duke e renditur mes futbollistëve më të paguar në botë.

Sipas Architectural Digest, ai zotëron një vilë luksoze prej 7.2 milionë dollarësh në Marbella të Spanjës, një apartament në Manchester, një rezidencë prej 3.2 milionë dollarësh në Oslo dhe një shtëpi me 10 dhoma gjumi në Cheshire, me vlerë rreth 8.2 milionë dollarë.
Next Post
Zjarr pranë bizneseve në Greqi, 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

Zjarr pranë bizneseve në Greqi, 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

Berisha ngre pikëpyetje për arrestimin e Agasit: Akt i vërtetë apo dorëzim me kushte?

August 26, 2026
VIDEO / Me shapka me gisht dhe tuta të shkurtra, Ergys Agasi futet në Polici…

VIDEO / Me shapka me gisht dhe tuta të shkurtra, Ergys Agasi futet në Polici…

August 26, 2026
Dalin pamjet! Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Dalin pamjet! Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

August 26, 2026
Teherani: Negociatat me SHBA s’tregojnë tërheqje, por rezistencë!

Teherani: Negociatat me SHBA s’tregojnë tërheqje, por rezistencë!

August 26, 2026
Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Kemi biseduar për emra të përveçëm për Presidentin, besimi është rritur

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Kemi biseduar për emra të përveçëm për Presidentin, besimi është rritur

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

August 26, 2026
Të ardhurat publike rriten me 31% në 3 vjet, Malaj: Objektivi, +1.2 miliardë euro deri në fund të vitit

Të ardhurat publike rriten me 31% në 3 vjet, Malaj: Objektivi, +1.2 miliardë euro deri në fund të vitit

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com