• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Erjon Llapushi të lajmërojë Çapjat se janë në rrezik”/ Letra sekrete e të penduarit Luftar Reçi: Agron Kuliçajn më shpëtoi nga burgu i përjetshëm!

by
25/04/2022 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I penduari i SPAK-ut Luftar Reçi i ka dërguar një letër mikut të tij të burgut Erjon Llapushi, ku rrëfen për lidhjen që ka me Agron Kuliçajn dhe ndërhyrjen e tij për t’i hequr akuza për krime të rënda. Tregon lidhjet mes botës krimit dhe policisë dhe pse po goditen Çapjat. Erjon Llapushi, në kërkim për vrasjen e kryekamerierit Gazment Kurmaku, zbulohet si pjesë e Çapjave. Luftar Reçi rrëfeu krimet e bujshme të 2005 duke goditur Lul Berishën, Shullazin dhe rrethin e tyre.

Nga Adriatik Doçi

Report TV sjell ekskluzivisht një letër të shkruar në 23 maj të vitit 2018 nga i penduari i SPAK-ut, Luftar Reçi, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Maksim Lalës dhe djegien e kufomës së tij, vrasje për të cilën pretendon se e ka porositur Ymer Lala. Luftar Reçi, i cili ka rrëfyer për vrasjet e bujshme të viteve 2005, ia dërgon letrën 34-vjeçarit Erjon Llapushi, një personazh i njohur i botës së krimit, i cili në tetor të 2021 vrau për arsye banale kryekamerierin e një restorant në Elbasan, Gazment Kurmakun, për rezervimin e një tavoline.

Erjon Llapushi dhe Luftar Reçi kanë kaluar një periudhë të caktuar kohe bashkë në burg, duke krijuar miqësi. Ndërsa Llapushi ka dalë nga burgu për të kryer krimin e radhës, Luftar Reçi i shkruan një letër, ku flet për informacionet e tij të thella se si funksionon nëntoka e krimit në Shqipëri si dhe për lidhjet me kupolën e policisë dhe politikës.

Në letrën prej 10 faqesh, Luftar Reçi, i shkruan Erjon Llapushit, i cili sot është një nga njerëzit më të kërkuar nga policia, se di kaq shumë krime të pazbardhura, saqë nëse do t’i tregonte, në Shqipëri duhet të hapet një burg i ri.

Luftar Reçi flet në letër për lidhjet me Agron Kuliçajn, ish truprojën më të besuar të Sali Berishës dhe më pas zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nga vitit 2005 deri në vitin 2013. Kuliçaj ka pasur në letra epror fillimisht Bajram Ibrajn, më pas Ahmet Premçin, ndërsa në fund Hysni Burgajn, por në realitet ka qenë shef i të treve.

Luftar Reçi, një nga njerëzit e rëndësishëm të botës së krimit, i shkruan Erjon Llapushit, se mik për jetë dhe mik shpie ka pasur vetëm Agron Kuliçajn. Reçi thotë se Kuliaj i ka lehtësuar malin me akuza të rëndë dhe se ka shpëtuar nga burgimi i përjetshëm.

‘Mik shpie e mik për jetë kam pasur vetëm Agron Kuliçajn, dhe prej tij kam kaq vite burg. Po të mos ishte ai burrë unë të paktën…burgime të përjetshme i kisha marrë. Por, ishte ai burrë dhe ranë të gjitha akuzat dhe mbeti vetëm vrasja e kushëririt të Ymer Lalës, që u dënova në Burrel. Jam ndoshta i vetmi i dënuar që me urdhër të Agron Kuliçajt nuk bëra anikimimin në Apel. Sepse do të ma bënin…dënimin sepse kam vrasje dhe djegie kufome. Pra, atë kam pasur dhe kam mik”, shkruan ndër të tjera Luftar Reçi.

Reçi është dënuar në vitin 2008, pikërisht në një kohë kur Agron Kuliçaj ishte i zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Ambasada amerikane në Tiranë, në një kabllogram dërguar DASH më 25 nëntor 2009, shkruan se Agron Kuliçajt është i korruptuar dhe i lidhur me krimin. “Jo vetëm praktikat korruptive për Kulicajn janë tashmë të njohura, por ka zëra brenda në polici që besojnë se vetë Kulicaj, ndoshta ka ndihmuar Dritan Dajtin për t’i shpëtuar arrestimeve të dështuara në të shkuarën….

Burgaj (ankohet tek ambasada e SHBA) e ka shprehur se ai ka problemet e tija me Kulicajn dhe të tjerë të supozuar për korrupsion në polici dhe lidhje me krimin e organizuar. Zoti Burgaj është i intimiduar pasi Kulicaj është një i afërt i kryeministrit dhe ish-bodigard i tij. Sugjerimi Burgajt lidhur me shqetësimet e ambasadës në lidhje me Kulicajn duhet t’i prezantohen kryeministrit Berisha, i cili është i vetmi që mund të marrë vendimi me postin se ku mund të punojë ish-bodigardi i tij”, thuhet në kabllogram.

Ndërkaq, në letrën e tij, Luftar Reçi, nënkupton se Erjon Llapushi është pjesë e grupit të Çapjave në Elbasan, madje i sugjeron Llapushit që të informojë Çapjat për goditjen që po përgatitet ndaj tyre. Sipas tij, Çapjat janë në rrezik pasi janë pa pushtet, për shkak se janë të PD-së. Duke rrëfyer për krime të ndryshime, Luftar Reçi, në një farë mënyrë edhe e shantazh Erjon Llapushin, pasi shkruan për një letër anonime që i kanë dërguar, në të cilën flitet për vrasje ku ka marrë pjesë edhe Llapushi.

Lufta Reçi, i dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Maksim Lalës, ka rrëfyer në datat 21 tetor, 31 tetor dhe 26 nëntor 2020 para SPAK, të gjithë veprimtarinë kriminale që pretendon se ka pasur me Lulzim Berishën dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij, me qëllim për të zbutur dënimin e tij.

Me rrëfimet e tij Reçi ka implikuar: Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi dhe veten e tij, në vrasjen e Klodjan Saliut, Vajdin Lamajt dhe mikut të tij Artan Arsi. Pas këtyre rrëfimeve, SPAK ka marrë masa duke arrestuar dhe shpallur në kërkim të implikuarit.

Nga ana tjetër, Shullazi vuri në lëvizje Elton Goskovën, i njohur si Reqi i Korçës, bashkë me Ervis Kosovën, të cilët kanë tentuar të korruptonin familjarët e Luftar Reçit, me qëllim për të ndryshuar dëshminë për vrasjet. Vetë Reçit i janë ofruar 260 mijë euro për të ndryshuar dëshminë.

Krahas ofertave dhe kërcënimeve ndaj familjarëve të Luftar Reçit, për ta detyruar këtë të fundit të tërhiqte dëshminë, njerëzit e të implikuarve në vrasjet e bujshme, kanë nisur zbatimin e një plani B. Plani parashikonte eliminimin fizik të Luftar Reçit në burgun e Drenovës, me anë të helmimit përmes ushqimit. Që të dy planet u parandaluan dhe u goditën nga SPAK-u.

Next Post
“Lava gjakun se nuk po vinte dorë njeri”/ Vjehrra e Merushes: Ish-nusja erdhi në varrim…

"Lava gjakun se nuk po vinte dorë njeri"/ Vjehrra e Merushes: Ish-nusja erdhi në varrim…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In