• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erion Ylli: 20 vjet më parë Dritan Hoxha pati një vizion…ai pa të ardhmen!

by S M
14/02/2018 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erion Ylli nuk është vetëm një ish-drejtues i lartë i Top Channel, por edhe një mik i vjetër i familjes së themeluesit të medias më të madhe elektronike private, Dritan Hoxhës. Në 20 vjetorin e Top Albania Radio, Erion Ylli kujton momentet kur nisi rrugën projekti mediatik i Hoxhës, që do të kthehej më pas në një pol të madh mediatik në rrafsh kombëtar.

Ja postimi i tij i plotë

20 vjet më parë Ditan Hoxha nuk mendonte si shumë njerëz, që të ikte nga Shqipëria. Ai kishte vendosur që e ardhmja e tij dhe familjes së tij të ishte këtu. Në jetë po vinte Top Albania Radio dhe vajza e tij e 3-të e pagëzuar me emrin Redia, nën muzën e krijesës së tij mediatike. Mes miqsh, shumica gazetarë të njohur të kohës, 20 vite shkuar, Tani diskutonte në “Bar West” idetë e tij. Kishte projektuar gjithçka. Top Albania Radio ishte gati dhe nga virtualiteti po shndërrohej në realitet. Nuk ishte thjeshtë një radio, ishte një vizion, një epokë e re që po lindte. Ishte një kohë kur gjithçka ishte si bardhë e zi e plot skepticizëm. Por kjo nuk e ndalte Tanin të besonte te ëndrra e tij plot ngjyra e pasion. Ishte si një cetrifugë, energjia e jashtëzakonshme e Tanit, që rrëmbeu brenda saj ata që ai i shihte si bashkërrugëtarët e kësaj ëndrre. Radioja e Tanit, duhet të ishte unike, duhet të ishte një model, më e mira dhe e pakonkurrueshme. Fati deshi të isha bashkëudhetar në këtë rrugëtim të mrekullueshëm dhe të papërsëritshëm, falë mundësisë që Tani krijoi për shumëkënd prej nesh. Tashmë ishim bërë pjesë e një revolucioni të pandalshëm. I besonim çdo hapi të tij, çdo vendimi, çdo nisme dhe projekti që ndërmerrte. Ai e vendoste dhe e bënte. Për Tanin nuk kishte “jo”, nuk kishte “nuk bëhet” apo “nuk mundemi”. Ai iu dha besim njerëzve dhe krijoi besim tek ata. Top Albania Radio ishte pikënisja e një kantieri të madh mediatik, të cilin Tani e ideoi dhe realizoi sipas mënyrës së tij. Ai ishte UNIK! Nuk u ndal, nuk u thye dhe nuk u tremb kurrë nga sfidat. Forca e tij kishte në themel të saj ndershmërinë, pasionin e besimin. Ishte një LIDER I LINDUR . Nuhaste e zgjidhte të duhurit dhe atë që duhej, në kohën e duhur. Dinte të motivonte e të krijonte skuadër. Dinte kur të ishte kritik, autoritar, por njëherësh edhe njerëzor. Me bashkëpunëtorët ndante çdo çast profesional, emocion e sukses personal njëlloj si në një familje të madhe. Ai krijoi një perandori mediatike, që vijon të ekzistojë falë themeleve të tij. Sa shumë krenari, kujtime e gëzime na ke dhuruar.
Gëzuar 20 Vjetorin Top Albania Radio!
FALEMINDERIT TANI!
THE SHOW MUST GO ON!

Next Post
Situata nga reshjet e borës, ja akset rrugore problematike

Reshjet e dëborës, situata orët e fundit dhe akset problematike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com