• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erion Veliaj/ Zot më ruaj nga miqtë, se nga armiqtë ruhem vetë!

by Lorenc Vangjeli
11/09/2024 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Erion Veliaj duhet të ketë shumë muaj që përsërit me vete një lutje kontraverse, të qëmtuar nga filozofia e jetës: “Zot, më ruaj nga miqtë se nga armiqtë ruhem vetë!”. Dhe në një botë të egër si politika shqiptare, ku rregull i vetëm është loja pa rregulla, portretet e miqve të përkohshëm dhe ato të armiqve të përhershëm, shpesh janë e njëjta monedhë.

Që në momentin e parë kur bashkia e Tiranës u vu në qendër të ciklonit penal dhe mediatik, “ar/miqtë” e Veliajt e lidhnin mbijetesën e tij kryesisht me qëndrimin e Ramës ndaj vëllait të vogël. Duke supozuar se vëllai i madh mund të shtrinte krahun për të përqafuar apo për ta goditur deri në viset e SPAK-ut. Paralelisht me këtë pritje, si rrallë herë një politikan i rangut të lartë, ai u vu nën shënjestrën e një zjarri të kryqëzuar nga armiqtë në mënyrë të dukshme dhe nga miqtë që hidhnin gurë duke fshehur duart. Duke dëshmuar dy pamje: sprovën e vjetër të Berishës që për interesin e momentit, ai është i gatshëm të bëjë aleancë me djajtë e rradhës dhe provën e re se pushteti i socialistëve, më shumë se nga opozita nga jashtë, kërcënohet nga mëritë e brendshme.

E diela e asamblesë megjithatë dha një rezultat krejt të ndryshëm nga ai që prisnin ata që mezi presin të gabojë shefi i tyre. Edi Rama, politikani më pragmatist i tranzicionit afroi dhe njëherë leksionin e tij të parapëlqyer që politika nuk është shtrat pasioni dhe dashurie, por tryezë ekuilibri dhe interesash. Ndarja e qarkut të Tiranës me një bashkëdrejtim tresh mes Veliajt, Spiropalit dhe Manastirliut, përveçse akt realizmi për të nesërmen e ballafaqimit me kundërshtarin, ishte dhe përgjigje për atë çfarë ai konsideron prioritet afatshkurtër të partisë së tij.

Shahu i Ramës me tre shënjestra, i riveshi pancir politik Veliajt, shënjoi Spiropalin si projekt të së nesërmes dhe gradoi Manastirliun për më tej e më tutje. Ky është gjithashtu dhe epilogu në paqe, i së paku një kahu të interesuar për sherr, që trazonte paraditet e sheshit përpara bashkisë. Për muaj të tërë, Veliaj pa një grusht opozitarësh që duke ndezur zjarr me molotovë e goma makinash, nuk arritën megjithatë që të ndiznin shkëndijën e protestave mbarë kombëtare. Duke kërkuar dorëheqjen e Veliajt dhe duke i dhënë ultimatume SPAK-ut për arreste, i njëjti grusht opozitarësh nxitonte të bëhej dëshmitar i betejës epike të liderit të tyre, ku kërkohej ekzaktësisht e kundërta: rikthimi i Berishës në liri dhe lirimin nga akuzat e SPAK-ut. Duke brohoritur “Poshtë Veliaj”, një pjesë e tyre mendonte” “Rroftë dikush tjetër!”. Duke nisur nga rezultati i arritur deri më tani, është e dukshme që opozita ka bërë një betejë humbëse pikërisht se rrethimi i shumëfishtë i bashkisë, nuk ishte vetëm vepër e saj. Dhe se ajo u bë me hir e pahir, edhe zëdhënëse e betejave “të padukshme” brenda PS-së, rivaliteteve, armiqësive dhe aleancave fluide që ngrihen dhe fshihen pas shpinës së Edi Ramës. Pikërisht kësaj situate, si at i nervozuar nga sherri i bijve, Rama i dha përgjigje në asamblenë e të dielës.

Një kryeministër është i privuar nga ndjenjat bazike njerëzore: nga dashuria, urrejtja, simpatia, antipatia apo empatia. Një kryeministër është i dënuar dhe i shtrënguar të diktohet nga interesi. Nga interesi vetjak dhe i grupit që i përket. Çdo shmangie nga ky rregull është vetëm një përjashtim që përforcon rregullin dhe klasifikohet si dobësi e kryeministrit. Kështu ka qenë dhe me arradhën e atyre pak burrave që kanë qeverisur vendin në këto tre dekada e kusur pluralizëm në vend. Kështu është dhe me Ramën. Në zgjedhjen mes: “E dua dhe më duhet”, Rama nuk ka pasur kurrë dilema! Këtë enigmë të ar/miqve të Veliajt: “E do apo nuk e do më kryeministri”, Rama ju përgjigj në mënyrë lakonike: “Më duhet!’. Duke shpjeguar kështu se Veliaj është pjesë e qenësishme e interesit parësor të tij për zgjedhjet e ardhshme.
Si gjithë socialistët e tjerë apo dhe anonimët e shumë të katapultuar në qeverisjen e të gjitha niveleve, Veliaj ja kushtëzon karrierën e tij Ramës.

Ai ka kthyer në këmbim të këtij investimi të kryeministrit pikë së pari besnikëri dhe luajalitet pa kushte. Por ndryshe nga shumica e kolegëve që i qasen Ramës me këtë pikë të vetme të CV-së, Veliaj ka afruar dhe një përmasë vetjake politike: Rama ishte gjeologu që e zbuloi, Veliaj u bë minerali i tij i çmuar, nga i cili dolën së paku tre beteja personale politike. Edhe pse i ka shkaktuar shpesh kokëdhembje Ramës, Veliaj ka afruar po aq shpesh edhe aspirina për dhembjen e kokës së kryeministrit.
Nga e diela e asamblesë socialiste Erion Veliaj duhet të presë vetëm inercinë për inat të protestave nën zyrat e tij. Edhe armiqtë më të zellshëm të tij në opozitë janë të dëshpëruar nga rezultati zero i tyre, apo për më shumë, negativ, edhe ar/miqtë e tij në parti që janë një nga duart që shtyjnë urat e zjarrit, janë më të qetë. Dhe tani gjasat janë që tabloja të përmbyset dhe aleancat fluide mes tyre, të marrin drejtim tjetër e të kërkojnë shënjestër tjetër.

Në Tiranë, si kudo gjetkë, çfarë nuk të vret, të bën më të fortë. E vetmja gjë që Veliajt i mbetet të bëjë në këta muaj interesantë, është të dijë të presë duke vrapuar drejt zgjedhjeve të përgjithshme duke e derdhur rezervuarin e tij tek lumi i kryeministrit. Duke u lutur njëkohësisht për të gjetur mbrojtje nga Zoti për miqtë sepse për armiqtë e tij, do të kujdeset edhe vetë Rama që t’ja mbajë larg. Së paku, hë për hë, do të jetë kështu! Ndërkohë që ai vetë duhet të ulë kokën dhe të bëjë sërish kryeshërbëtorin zhurmshëm të kryeqytetit dhe të lerë Lanën ta gjejë vetë udhën drejt detit. Fiks siç ja kërkon dhe kryeministri i tij!

Next Post
Përplasja e fortë,  Harris: Putini ‘do ta hajë’ Trump ‘për drekë’. Ish-Presidenti: Je zv.presidentja më e keqe në histori

Përplasja e fortë, Harris: Putini ‘do ta hajë’ Trump ‘për drekë’. Ish-Presidenti: Je zv.presidentja më e keqe në histori

Comments 1

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    Në një bordero me Lutfi Dervishin je katandisur mo Vangjo ?
    Që të arrije deri në këtë vetëshkatërrim të ndergjegjes tënde dhe të profesionit, vetëm e vetëm për lekë, është fundi i një njeriu.
    Pa karakter.
    Pa dinjitet.
    Njesoj apo më keq se vetë Sali Berisha apo Ilir Metaj, lojën e të cilëve je duke bërë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In