• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erion Veliaj premton: Shkolla e re në Kodër-Kamëz, xhevahiri i parë i 17 shkollave

by Java News
07/04/2019 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkolla e re që do të ndërtohet në Kodër Kamëz do të jetë xhevahiri i parë i 17 shkollave që do të nisin të ndërtohen shumë shpejt në Tiranë. Përmes një postimi në Facebook, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj siguron se beteja në kryeqytet për të zhdukur mësimin me dy turne pas 30 vitesh do të fitohet.

“Beteja jonë për të zhdukur mësimin me dy turne, pas 30 vitesh, do të fitohet sapo të hedhim themelet e shkollës së re në Kodër-Kamëz, e cila do të jetë xhevahiri i parë i 17 shkollave që do të nisin të ndërtohen shumë shpejt në Tiranë”, shkruan Veliaj.

Garancia më e mirë për këtë janë çerdhet, kopshtet dhe shkollat e ndërtuara gjatë këtyre katër viteve në kryeqytet. Duke renditur një sërë investimesh që janë bërë për përmirësimin e infrastrukturës për çerdhe, kopshte dhe shkolla, Veliaj shprehet krenar për punën e pakursyer të bërë gjatë kësaj periudhe.

“Kur shoh sa shumë kemi bërë në këto 4 vjet, më mbush me krenari puna e pakursyer për çerdhet, kopshtet dhe shkollat e Tiranës. Ndërtuam 5 shkolla ë reja: “Kosova” te Rr. Elbasanit, “Ardian Klosi” te Bregu i Lumit, “Betim Muço” në Kombinat, “Hasan Tahsin” te Njesia 2, ‘Servete Maçi’ te Njësia 8, dhe rikonstruktuam me themel dy nga shkollat ikone të qytetit që kanë prodhuar kaq shumë talente shqiptare në botë, Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe Shkollën e Baletit”, shkruan ai.

Kreu i Bashkisë nënvizon se këto shkolla me standarde, janë garancia se fëmijët janë aseti më i vyer i qytetit dhe për ta ia vlen çdo mund e përpjekje. “Këto shkolla me standarde, me klasa e laboratorë model, tashmë të përfunduara, janë garancia jonë se fëmijët, gjenerata tjetër, janë aseti më i vyer i qytetit dhe për ta ia vlen çdo mund e përpjekje. Bashkë”, deklaron kryebashkiaku Veliaj.

Next Post
Dallga e refugjatëve kërcënon Ballkanin Perëndimor

Greqia/ Evakuohen refugjatët e mashtruar, kthehet normaliteti!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In